Roshk I Zverdhur

Na erdh roshk i verdhë i zbehur. Flokut
ngjyrën ia thau,
barit emrin ia ngriti në katalogje,
gjethit formën ia dergji laboratorëve,
na rriti thonjtë,
na mblodhi kaush thanat,
dhe shterroi gjerbjen e kazanëve të rakisë.
Njëqind ditë pushuan dasmat,
zi i mbanin qeverisë.

- poezi nga Fatmir Terziu


Nuk ka akoma asnjë votë