Labirinth

Është merimanga e rikthyer nga pushimi i drekës
që nxiton grepin të thurrë rrjetën e fundit
për të kapur insektin e lodhur.

Ai fluturon me krahë të palitura pa forcë
duke lënë pas ofshe të pakuptimta
mbi një karnavaz të grisur
nga rrobat e vjetra.

Ndihet krrokama e shtendosur në labirinthin e rrjetës
një grashinë e shkulur nga mbyllja e rrugës, një kapje
që i jep buzëmbrëmjes dhe vetë merimangës
një darkë ku vetëm ajri ndjehet i djersitur.

- poezi nga Fatmir Terziu


Nuk ka akoma asnjë votë