>
BIOSHQIP
Biografia
Autorja tashmë me përvojë, Fatmire Duraku shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Deri më tash ka botuar tri romane, pesë libra me poezi dhe tri libra me tregime për fëmijë. Libri më i ri me poezi për të rritur “Gjaku i trëndafilit” shquhet për nga laramania tematike, motivet e fuqishme dhe vargjet e ndërtuara dhe të kultivuara estetikisht. Ka në këto vargje sensibilitet lirik, porosi ekspresive dhe strukturime të mjeshtërisë poetike. Gjuha është e zgjedhur dhe koncize. Në këtë mënyrë realizohen mesazhe të forta e të goditura poetike. Dallohen sidomos ato tekste poetike, të cilat prekin të kaluarën tonë të largët.