Faton Rugova është këngëtar i njohur. Fatonin të gjithë e njohim me mbiemrin Rugova, por shumë pak nga ne e dinë se ai saktë e ka pasur Faton Berisha, po prej respektit dhe dashurisë së flaktë që kishte ndaj atdhetarit të madh Ibrahim Rugova, vendos ta merr mbiemrin e tij, e shëndrrohet në Faton Rugova, një gjest i cili është për t'u admiruar.
Nis karrierën në vitin 1998 në Luzern të Zvicrrës, me këngën "Kosovë nana ime", ku shkak është bërë djali i dajës së tij, Ferat Kika, i cili i ka bërë të gjitha rezervimet dhe pregaditjet.
Ka realizuar përmbi 10 albume, ku disa live e disa me këngë të reja. Është i martuar dhe ka një djalë e një vajzë, me të cilët jeton në Cyrih të Zvicrës.
Më datë 13 Dhjetor 2012, Faton Rugova & Linda Shabani publikojnë videoklipin "Ah Dashni".
Më datë 3 Nëntor 2014, Faton Rugova publikon videoklipin "Me Ndihmo Qe Te Harroj".
Më datë 17 Mars 2016, Faton Rugova publikon videoklipin "E Pa Zavendsushme". Muzika e këngës u punua nga Xheni, teksti u shkrua nga Ejup Shabani.
Më datë 19 Qershor 2017, Faton Rugova publikon videoklipin "A Je Aty".
Në vitin 2017, Faton Rugova publikon albumin "Live 100% 2017".
Më datë 27 Prill 2018, Faton Rugova publikon videoklipin "Malli Më Ka Marrë".
Më datë 6 Korrik 2018, Faton Rugova publikon videoklipin "Hajredin Pasha".
Më datë 23 Mars 2023, Faton Rugova publikon videoklipin "Pa Nanë E Babë". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Xheni Meçe.
Më datë 19 Prill 2023, Faton Rugova publikon videoklipin "Rrespektoji Prinderit". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Xheni Meçe.