>
LETERSISHQIP

Natësor

Kam shumë frikë
nga gjethet e vdekura,
në mes të fushave
mbuluar me vesë.
Do të fle tani;
dhe nëse nuk më zgjon,
do lë ndanë teje zemrën time të ngrirë.

“Kush fëshfërin ashtu,
aq larg?”
“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”

Të stolisa gjerdanë
Me gurët e agimit.
Përse më braktis
Në këtë udhë?
Nëse ti shkon larg
Zogu im do qajë
Dhe vreshti i gjelbër
Nuk do të bëjë verë.

“Kush fëshfërin ashtu,
aq larg?”
“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”

Ti kurrë s’do ta kuptosh
Sfinks bore,
Sa shumë që unë
Do të të dashuroja
Mëngjeseve
Kur rrebesh të binte
Dhe në degën e thatë
Të prishej foleja.

“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”