Më mbaj mend (për 1 muaj)

Fehmi Kastrati
  • Vendlindja:
  • Llapashticë Të Epërme 
  • Mosha:
  • 59 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 5 Tetor 1961
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♎ Peshorja
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1.3 / Votuan:  6

Fehmi Kastrati është këngëtar i njohur. AUTOBIOGRAFI:
Unë Fehmi Kastrati kam kryer shkollën fillore në vendlindje, kurse të mesmen në qytetin e Podujevës. Unë si i ri në moshën 15 vjeçare kam filluar të merrem me muzikë. Instrumenti im i pëlqyer ka qenë çiftelia dhe është ende çiftelia. Hapat e parë në muzikë i kam filluar së bashku me kusheririn tim Shemsi Kastratin nga fshati Shkabaj (Prishtinë), me të kam kënduar më shumë se 10 vite të tëra, deri në kohën kur ai shkoi në Gjermani. Më pas fillova të këndoj me Ramush Tahirin për 8 vite me radhë, edhe pse ishte fillestar, mora kohën e duhur për ta mësuar dhe edukuar për këngën e bukur shqipe.
Kam kënduar edhe me shumë rapsodë të njohur të trevës sonë të Llapit, kam bashkëpunuar shumë me Vëllezrit Gashi, kemi kënduar edhe së bashku në disa ahengje me shoqëri etj...

Unë kurrë s'kam pushuar së kënduari. Tani në këto dy vitet e fundit kam filluar të këndoj me Florim Halitin, me të birin e këngtarit tonë të paharruar, tash të ndjerë Hasan Peranit nga Perani i Podujevës. Me Florimin qe dy vite këndojmë bashkë dhe jemi shokë të pandashum. Kemi gjetë një gjuhë të përbashkët dhe kështu jemi shumë aktiv në punën tonë, mund të them profesoinale.

Po tash qe disa muaj kam filluar ta mësoj dhe ta marr me vete në dasma e ahengje edhe djalin tim Bastretin.

Idoli im është Augustin Uka.

Unë përmes biografisë sime shprehi dëshirën që të falënderoj ty zotri Mahmut dhe të gjithë këngetarët çka janë sot por edhe ata qka kan nderruar jetë. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës sonë dhe ta zotëri Mahmut të përshëndes shumë unë si dhe Florimi, je i mirëseardhur në Llap.

Përshëndetje,

Fehmi Kastrati

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet