Fehmi Pireva lindi në Lupç të Poshtëm, komuna e Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, dy vjetët e para në paralelen e gjimnazit" Sami Frashëri" të Besisë, ndërsa dy vjetët e tjera në gjimnzazin " Eqrem Çabej" në Prishtinë. Ka mbaruar fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës,"Hasan Prishtina". Ka qenë veprimtar dhe i përndjekur politik nga regjimi serb, për shkak të aktivitetit në shoqatën " Bashkimi i Rinisë" dhe në revistën llapjane "Zgjimi", nga viti 1994-1996.
Libra të botuara:
1. Sfidat e Reformës Zgjedhore, analizë,
2. Albumi i Hënës, poezi për fëmijë,
3. Kjo Mjegull, poezi,
4. Piktori i Qiellit, poezi për fëmijë,
5. Dashuri e Qelqtë, poezi,
6. Prerja e Frikës, roman
7. Libri me Shije Çokollate, poezi për fëmijë,
8. Nëpunësi i Kuvendit, roman,
9.Vdekja nga Letrat, roman,
10.Qentë e Gërmisë, roman,
11.Ura mbi Ibër,roman.