>
LETERSISHQIP

Shiu Shprush Kujtimet

Si erdhi i beftë ky shi
Jashtë hartës sinoptike,
Dhe ndaloi ngjyrën gri
E gjelbërta të pëlqen mike!

Shprush kujtime të shumta
Ne të mos vihemi në harresë,
Pluhurin ia heq fjalës:
” Mos dysho, të dua për besë”.

Larg ndodhem nga ky shi
Pres një telefon: eja më merr!
Që të arrij gjer tek ti
Në urë e ktheva këtë ylber.