Biografia
Synimi i programit është që një grup i njerëzve të famshëm të çdo profesioni vendosen në një fermë të izoluar nga bota e jashtme për tre muaj, për të jetuar si fermerët 100 vjet më parë, duke rritur agrokulturë dhe duke i rritur kafshët e shtëpisë. "Agai" i fermës vendos sfidat të cilat duhet t'i përmbushin fermerët, nëse nuk i mbahen rregullave dhe detyrave të lojës, ata do të përfundojnë si "fakirë". Fermerët vëzhgohen nga publiku përmes kamerave televizive 24 orë në ditë përmes dy kanaleve te dedikuara si Ferma VIP 1 dhe 2. Njëri prej fermerëve votohet nga publiku në natët e eliminimeve që të nxirret jashtë. Personi i fundit në fermë fiton shpërblimin e 100,000 eurove (~10,100,100 Lekë).