TEKSTESHQIP
Biografia
Festivali për fëmijë Ylberi u mbajt si rezultat i punës sonë të deritanishme dhe të suksesshme. Në këtë festival garojnë fëmijë nga mosha 4-14 vjeç. Këngët përshtaten me moshën e fëmijëve dhe kanë karakter edukativo-arsimor. Temat janë nga më të ndryshmet dhe përfshijnë botën fëmijërore dhe fantazinë e tyre. Në festival marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës si: korri, solistë, grupe baleti të ndryshme, koreograf, mysafirë etj. Festifali ka karakter garues, ku shfaqen këngë të reja në gjuhë shqipe. Përfaqësues nga festivalet tjera si Златно Славејче, Си-До dhe shtete tjera nga regjioni i Ballkanit do të jenë mysafirë të festivalit dhe do të paraqiten me interpretime në gjuhën e tyre amtare si p.sh nga (Shqipëria,Bullgaria, Turqia, Kosova, Serbia, Mali i Zi etj).

Festivalin Ylberi fëmijët e ndjekin direkt në sallë dhe me mijëra tjerë në premierë dhe reprizë nëpërmjet kanaleve televizive TV21, TVM2 të cilat bëjnë transmetim satelitor të festivalit i cili emitohet në gjithë botën. Festivali ka ambient kolorit me shumë risi muzikore dhe skenike. Ka kontribut në procesin edukativo-arsimor, sepse këngët shfrytëzohen në mësim e gjatë manifestimeve kulturore, ngjarje me karakter zbavitës, gjithashtu tek fëmijët zhvillohet interesi për ndëgjim të muzikës artistike, zbavitëse, popullore dhe muzikës për fëmijë. „Kënga nuk njeh kufi “ është motoja e festivalit e cila një ditë ndoshta do të përfshijë një spektër edhe më të gjërë jashta kufijve të regjionit. Efektet e një festivali si Ylberi i cili është i vetëm, tradicional dhe më i madhi projekt në Maqedoni në gjuhë shqipe, mund të marrim me mend se sa e ka rëndësinë e saj. Ju shërben fëmijëve për ngritje të kulturës muzikore në mësim në gjuhën shqipe. Kjo është mënyra e njohjes dhe ruajtjes të vlerave kulturore të muzikës për fëmijë.

Festivali është në shërbim të fëmijëve në diasporë sepse transmetohet nëpërmjet programës satelitore. Festivali inçizohet në CD dhe DVD, ku nxënësit, mësimdhënësit dhe edukatorët nga të gjitha vendet mund të pajisen me këngët dhe inçizimet dhe do t’i shfrytëzojnë për nevojat e tyre në orët mësimor në procesin edukativo-arsimor. Nga Festivali Ylberi sot kanë dalur këngëtarë ekselentë në skenën muzikore shqipëtare. Kjo tregon se festivali jep mundësi për gjetje të talentëve të rinjë, orientim kah muzika që nga mosha e hershme, hapje të dyerve kah skena muzikore kulturore e të rinjve. Përshkak se festivali ka karakter ndërkombëtar, i afron fëmijët e shtetit dhe regjionit dhe paraqet ngjarje të rëndësishme për qytetin e Shkupit dhe Maqedoninë Veriore.