TEKSTESHQIP
Fifi - Jeta Jem
Fifi
Jeta Jem

Melodinë dhe tekstin e kreu Filloreta Raçi (Fifi), kënga vjen me beat nga Çelik Lipa, ndërsa për produksionin në studio janë kujdesur SBS Entertainment.
 Ajo vjen me gjithë magjinë e saj. Një hitmaker e epokës moderne, një ambasadore e zemrës. Ndër vite këngët e saj kanë qenë libri i jetës së saj, e kësaj here “Jeta jem” do të jetë grimca jetike e secilit prej nesh. Sa jetë jep fjala “Të dua”, e sa luftojmë për ta jetuar si fjalë?! Për të gjithë ju që frymoni me dashuri, FIFI do të bëhet kolona juaj zanore, e për ata që nuk dinë të duan, do mësoni se çfarë do të thotë dashuri nëpërmjet “Jeta jem”.
Teksti :: Song Lyrics
A je n’men’ ti,
Qysh po m’bon m’u ni’?
Nuk të bindem dot.
Pse po lodhesh kot?
Jo, nuk jam fëmijë.

Si përbindësh,
Mbi kokë po më rri.
Sot është hanë e plotë.
Ndalo, pash një Zot,
Se do qash dhe ti.

REFRENI:
Zemrën mos ma thej-je-je-je,
E vetëm mos më le-je-je-je.
Ti je jeta jem, e t’keqen nuk e pres,
nga ti jo nuk e pres.
Zemren mos ma thej-je-je-je,
E vetëm mos më le-j- je-je.
Shiko përreth nesh, të mirat që i kem,
mos fol, të lutem hesht.

Ej, jo mos bo’ lojna,
se s’jom e zonja,
Ty me ta bo’, qysh po ma bon’.
Po dhimbka fjala, ma’ shumë se dora.
Mos m’bo’ dom.

Un ty të zgjodha, e të pranova.
Krejt bash qysh je, pse ti mu’ jo.
Nuk më mban toka
Me perqesh bota
Nëse t’largoj.

O sa shum’ po dhimka,
e vetme, me u mundu’
dhimbjen me shëru’,
O sa marre m’vinka prej tjerëve,
me tregu’ që ti m’ke lëndu.

REFRENI:
Zemrën mos ma thej-je-je-je,
E vetëm mos më le-je-je-je.
Ti je jeta jem, e t’keqen nuk e pres,
nga ti jo nuk e pres.
Zemren mos ma thej-je-je-je,
E vetëm mos më le-j- je-je.
Shiko përreth nesh, të mirat që i kem,
mos fol, të lutem hesht.
Komente 0