TEKSTESHQIP
Fitnete Tuda - Rruge
Fitnete Tuda
Rruge

Teksti :: Song Lyrics
U linda në udhëkryq
Në të majtë kam vendlindjen
Në të djathtë atdheun
Para dhe pas kam rrugë

U linda në udhëkryq
Në të majtë kam vendlindjen
Në të djathtë atdheun
Lart dashurinë dhe diellin

(refren)
Rrugë, rrugë, rrugë
Rrugë që më ftojnë diku
Dhe më pyesin për ku, për ku
------------ (x 2)

Vetja ime derdhet
Humbet si pikë loti
Të gjithë miqtë mi morën
Rrugët e kësaj bote

Kujtimet mi sjell era
Ditë të gjata, netë pafjetura
Mbeti kënga jonë e heshtur
Mbetën gjurmët tona në amshim

Vitet pas na lanë
Buzeqeshje të venitura
Atë që deshëm
Asnjëherë nuk e thamë

Rrugë, rrugë, rrugë
Rrugë që më ftojnë diku
Dhe më pyesin, më pyesin për ku

(refreni)

E ndjej si ngroh ky diell
I kaltër është ky qiell
Dashuria ime jeton vetëm këtu
(2 herë)
Komente 0