Ka lindur në Prizren, por jeton në Prishtinë. Ka kryer shkollën e mesme të muzikës "Lorenc Antoni" në Prizren, si dhe ka mbaruar studimet bachelor dhe master në degën e Artit Muzikor, titulli solokengetare, pranë Universitetit të Prishtinës. Fjolla Gashi ka qënë soliste e grupit Hana Band dhe ka kënduar në këngën 'Ditë pas dite'. Që nga viti 2016, është pjesëtare e rregullt e Filharmonisë së Kosovës/Soprano. Fjolla është e martuar dhe është nënë e dy femijëve.