TEKSTESHQIP
Biografia
Karriera e Flaka Krelanit i ngjan ndezjes se nje zjarri te ngadalte, por te sigurt. Ajo ishte vetem 13 vjec kur per here te pare nisi te angazhohej ne skenen lokale te muzikes rock ne qytetin e saj te lindjes, Gjakove. Por kjo ishte thjesht zanafilla. Pervoja ne lokalet e muzikes live ishte e dobishme, por e pamjaftueshme. Ajo nisi studimet e mesme ne liceun artistik te Prishtines per kanto. Deri ketu, gjithcka po shkonte qetesisht. Deri sa erdhi viti 2004, kur Flaka u perfshi ne nje eveniment qe do te ndryshonte pergjithmone jeten dhe karrieren e saj. Ajo mberriti ne Tirane, si nje nga finalistet e spektaklit "Ethet e se premtes mbrema". Ajo ka spikatur ne skenat e muzkes per timbrin e saj te veçante dhe zerin e saj potent. Flaka gezon simpatine e publikut per kenget e saj te njohura si "Jeta kerkon dashuri", "Nuk mundem", "Le te behet c’te doje". Por gjithe suksesi dhe dashuria qe Flaka Krelani ka per muziken, nuk lidhet me profesionin qe ajo ka zgjedhur ne jete. Jashte pasionit te saj per muziken ka preferuar t’i bej llogarite mire me jeten, duke zgjedhur te behet ekonomiste. Çfare ka ne sirtarin e saj te endrrave dhe planeve per te ardhmen? Ndoshta nje biznes i suksesshem, por per kete do te duhet ende pak kohe. Është konsideruar si një nga zërat më potentë të muzikës shqiptare, një këngëtare e live-it e mësuar me skenën që në vegjëli. Flaka Krelani që në moshë të vogël ka qenë një ndër fanset e festivalit të RTSH-së dhe nuk ka ngurruar të jetë pjesë e këtij kompeticioni, ku është prezantuar denjësisht vit pas viti. Me këngët e saj "S’je për mu" dhe "Jeta kërkon dashuri", rrokerja gjakovare është shpallur fituese e çmimeve të dyta dhe të treta.

PASAPORTA:
Ngjyra e syve: E kaftë e mbylltë
Ngjyra e flokëve: E zezë
Pija e preferuar: Vera e bardhë
Muzika e preferuar: Rock, Alternativë, Blues
Këngëtarja e preferuar: Janis Joplin, Jasmin Sullivan
Ngjyra e preferuar: Gjelbërt, vjollcë, e hirtë
Sporti i preferuar: Futbolli, tenisi
Sportisti i preferuar: Lionel Messi
Hobi: Leximi, tenisi
Stili i veshjes: Klasik, sportiv dhe elegant

DËRGOI: