TEKSTESHQIP
Biografia
Kanë mjaftuar pak sekonda që katërshja e jurisë së "The Voice of Albania" të shtypë butonin për të. Ajo që ndodh rrallë, sivjet i ka ndodhur Florent Abrashit, një 24 vjeçar me prejardhje nga Gjakova. Abrashi, një emër jo pak i njohur në lokalet e natës kudo në Kosovë, tash e disa vite bën muzikë live dhe karakterizohet me zërin e tij prej një rokeri të ardhshëm. Për "Zëri", Abrashi i cili tanimë ka kaluar fazën e parë të përzgjedhjes në këtë show të talenteve dhe ka për mentor Sidrit Bejlerin, thotë se ka konkurruar krejt spontanisht, duke mos pritur se Aurela Gace, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Elton Deda do ta donin në ekipin e tyre. "Është hera e parë që marr pjesë në këtë lloj audicioni. Më bëhet qejfi nëse ekziston përshtypja që unë do të fitoj, por unë e shoh një konkurrencë shumë të fortë, do jetë shumë e vështirë sivjet", tha Abrashi. Abrashi thotë së sa i përket presionit normalisht është shtuar, por vetëm në aspektin teknik pasi që e ka ndërmend të tregoj më shumë teknikalitet të zërit.

Florenti qysh në fëmijëri ka filluar të merret me muzikë, ai thotë se muzika rok është pjesë shumë e rëndësishme e personalitetit. "Muzika rock është pjese shume e rëndësishme e personalitetit, por kam ndërmend te provoj edhe zhanret tjera si pop, rnb ose jazz, muzike shqip etj", tha Abrashi. Këngëtari nga Gjakova, Florent Abrashi i cili mori pjesë në The Voice of Albania ka arritur që të jetë zëri më i mirë i shqiptarëve për këtë sezon. Këngëtari fitoi incizimin e një videoklipi dhe disa këngëve nga producentët e këtij emisioni përderisa për të kanë votuar shumica e votuesve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Florenti, është lavdëruar shumë për zërin e tij sidomos për falcetin nga anëtarët e jurisë, kurse për trajner e ka pasur Sidrit Bejlerin. Shumë nga artistët që kanë fituar talent-show të ndryshëm, e ndërpresin karrierën pas përfundimit të atij spektaklit. Por, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me këngëtarin Florent Abrashit nga Gjakova, i cili ishte fitues i një nga edicioneve të talent-show të njohur "The Voice of Albania". Ai është mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë, si dhe angazhohet herë pas here edhe me koncerte.

DËRGOI: