>
BIOSHQIP
Biografia
Kanë mjaftuar pak sekonda që katërshja e jurisë së “The Voice of Albania” të shtypë butonin për të. Ajo që ndodh rrallë, sivjet i ka ndodhur Florent Abrashit, një 24 vjeçar me prejardhje nga Gjakova. Abrashi, një emër jo pak i njohur në lokalet e natës kudo në Kosovë, tash e disa vite bën muzikë live dhe karakterizohet me zërin e tij prej një rokeri të ardhshëm. Për “Zëri”, Abrashi i cili tanimë ka kaluar fazën e parë të përzgjedhjes në këtë show të talenteve dhe ka për mentor Sidrit Bejlerin, thotë se ka konkurruar krejt spontanisht, duke mos pritur se Aurela Gace, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Elton Deda do ta donin në ekipin e tyre. “Është hera e parë që marr pjesë në këtë lloj audicioni. Më bëhet qejfi nëse ekziston përshtypja që unë do të fitoj, por unë e shoh një konkurrencë shumë të fortë, do jetë shumë e vështirë sivjet”, tha Abrashi. Abrashi thotë së sa i përket presionit normalisht është shtuar, por vetëm në aspektin teknik pasi që e ka ndërmend të tregoj më shumë teknikalitet të zërit.

Florenti qysh në fëmijëri ka filluar të merret me muzikë, ai thotë se muzika rok është pjesë shumë e rëndësishme e personalitetit. “Muzika rock është pjese shume e rëndësishme e personalitetit, por kam ndërmend te provoj edhe zhanret tjera si pop, rnb ose jazz, muzike shqip etj”, tha Abrashi. Këngëtari nga Gjakova, Florent Abrashi i cili mori pjesë në The Voice of Albania ka arritur që të jetë zëri më i mirë i shqiptarëve për këtë sezon. Këngëtari fitoi incizimin e një videoklipi dhe disa këngëve nga producentët e këtij emisioni përderisa për të kanë votuar shumica e votuesve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Florenti, është lavdëruar shumë për zërin e tij sidomos për falcetin nga anëtarët e jurisë, kurse për trajner e ka pasur Sidrit Bejlerin. Shumë nga artistët që kanë fituar talent-show të ndryshëm, e ndërpresin karrierën pas përfundimit të atij spektaklit. Por, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me këngëtarin Florent Abrashit nga Gjakova, i cili ishte fitues i një nga edicioneve të talent-show të njohur “The Voice of Albania”. Ai është mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë, si dhe angazhohet herë pas here edhe me koncerte.

Në vitin 2013, Florent Abrashi shpallet fitues në The Voice Of Albania 3.

Në Maj 2014, Florent Abrashi & Funky Guru marrin pjesë në Top Fest 11 me këngën "Nuk Dua Të Jem".

Më datë 26 Maj 2014, Sidrit Bejleri, Lind Islami & Florent Abrashi publikojnë videoklipin "S'ta Kam Thënë". Muzika e këngës u punua nga Sidrit Bejleri, Shpëtim Saraçi, teksti u shkrua nga Sidrit Bejleri. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Sidrit Bejleri, Lind Islami & Florent Abrashi marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 në vitin 2015.

Në Dhjetor 2014, Sigi Bastri & Florent Abrashi marrin pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Eklips Mbi Oqean".

Më datë 7 Dhjetor 2015, Florent Abrashi publikon videoklipin "Ti Je Aty".

Në Dhjetor 2015, Florent Abrashi merr pjesë në Festivali i 54-të në RTSH me këngën "Të Ndjek çdo Hap".

Më datë 18 Gusht 2017, Florent Abrashi publikon videoklipin "Kush Niset Me Bo Sevda". Kënga është një ripërpunim i këngës së vjetër qytetare, të cilën Florenti e ka realizuar në Dreamhouse Studio. Ana vizuele e projektit i është besuar produksioni Entermedia, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer me klipin e realizuar në Prishtinë.

Në Maj 2019, Florent Abrashi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 19 me këngën "Kush Niset Me Bo Sevda".

Më datë 5 Shtator 2019, Jehona Lumi & Florent Abrashi publikojnë videoklipin "Gol Duam Gol", në bashkëpunim me Dardanet. Nuk mund të mungonte një këngë përcjellëse, për të motivuar futbollistët e Kosovës drejt “Euro 2020”. Këngëtarët Florent Abrashi dhe Jehona Lumi janë dy emrat të cilëve u është besuar kjo përgjegjësi, dhe që do të jenë intepretues të himnit të Përfaqësueses së Kosovës për “Euro 2010”, një projekt ky i nisur nga organizatori Emir Krasniqi dhe realizuar ne bashkepunim me Federaten e Futbollit te Kosoves, me tifozet Dardanet dhe Bordin e Bordeve. Kënga është ripërpunim i një kënge të famshme të grupit “Lindja”.

Në Dhjetor 2020, Florent Abrashi merr pjesë në Festivali I 59-Të Në Rtsh me këngën "Vajze".
DËRGOI: