Tema: Poezi Për Natyrën

Lulishtja E Blertës

Dhe kjo Blerta trashulluqja
Një javë në lulishte kish punuar
Veq ta shikosh si vrapon
Nëpër lule e aromë

Me zili shikonte Ana
Me zili shikonte Rina
Se kjo Blerta trashulluqja
Ishte bërë puntore e merituar

E mori vesh e gjithë klasa
E mori vesh edhe Genci
I cili lulishten e tij
E kishte bërë të njohur edhe në Angli

Edhe pse lulishtja e Blertës
Ishtepak mv e vogël
Ajo kënaqej me atë çfarë kishte
Nuk kërkonte zënka e grindje

- poezi nga Florentina Sopjani


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3



Më shumë nga Florentina Sopjani