Biografia
Ështe i diplomuar në Akademinë e Muzikës, dega Arti muzikor, drejtimi kanto, e tani është duke vijuar një shkollë për Sound Master jashtë vendit.
Është këngëtar, autor tekstesh, kompozitor, dhe njëherit ka studio produksionin e tij muzikor të quajtur - MusicProduction3VS, ku shumë këngëtarë të estradës sonë kanë bërë projektet e tyre në këtë produksion, qoftë tekst, muzikë apo vetëm orkestrime. Nëpër mbrëmje, festa dhe ahengje familjare ka filluar të këndojë që nga viti 2000, por për herë të parë para publikut të gjërë është paraqitur me këngën "Maturant" në vitin 2006 me tekst, muzikë dhe orkestrim të tijin, të kënduar së bashku me vëllain e tij të mirënjohur si "Vëllezërit Susuri". Së bashku kanë gjithsejt 8 videoklipe dhe 2 albume muzikore.
Së fundmi karrierën e tij muzikore është duke e vazhdur i vetëm nën emrin artistik Lul Susuri, ngase emri i vërtetë i tij është Flurim Susuri, por qysh si fëmijë është thirrur me pseudonimin "Luli", dhe të gjithë e njohin me këtë emër.
Kontribuan: