TEKSTESHQIP
Flutra Ymeri - Të Dua Për Vete
Flutra Ymeri
Të Dua Për Vete

Kompozitor është Josif Minga, ndërsa tekstin e punoi Jorgo Papingji.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Mora tatëpjetën moj,
tek zbrisja nga mali.
Atje në një shteg-ë moj,
ç'më takoi ky djali.

Seç m'i tha dy llafe moj,
më dogjën si shpuzë.
Ç'më zuri për qafe moj,
më puthi në buzë.

Nëmë një manushaqe moj,
mu në bahçen tënde.
Nëma atë faqe moj,
aman se më çmende.

Këto faqet e tua moj,
të bardha si bora.
Ai që t'i preku moj,
më ju thaftë dora.

(2X)
Dale se më lodhe moj,
prit aman, ku vete?
S'të dua për botën moj,
të dua për vete!

Ref.:
Po ç'deshe, ti moj rrëzë malit-ë? (2X)
Po të të puth nishan' e ballit-ë! (2X)
Po ç'deshe ti moj rrëzë fushës-ë? (2X)
Po të të puth nishanin e gushës-ë! (2X)
Komente 0