Biografia
Qysh në atë kohë, anëtarët e këtij grupi u ballafaquan me vështirësi të mëdha gjatë inçizimeve, përshkak të mungesës së instrumenteve muzikore dhe hapësirës për aktivitetet, mirëpo me një shpirt revolucionar ata bënë një kthesë të madhe në jetën kulturore të asaj kohe. Ata ishin të parët në qytetin e Kumanovës që organizuan manifestime të ndryshme me këngë zbavitëse shqipe, si psh. ballot ku përveç meshkujve ishin të pranishme edhe femrat shqiptare, që u jepte një vlerë të madhe pasi shqiptarët në Kumanovë gjer atëherë nuk kishin organizime të tilla. "Foleja" krijonin me dashuri duke i falë muzikës zbavitëse shqipe këngë që asnjëherë nuk vyshken, këngë që shoqëria shqiptare në këtë qytet nuk i harroji kurrë.
Aktiviteti i tyre i pandërprerë vazhdoi deri kah fundi i vitit 1983, kur një vendim i pakuptimtë nga udhëheqësit e Shtëpisë së Kulturës ua ndaloi që t’i zhvillonin ushtrimet aty! Sallat e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë ishte vendi ku ky grup I zhvilluan ushtrimet e deriatëhershme. Ishte një kohë mjaft e tensionuar mes sllavëve dhe shqiptarëve, kur edhe ata u munduan t’a shuanin këtë grup muzikor pasiqë kishin frikë nga suksesi i tij.
Megjithatë, vullneti i madh i kapërceu barrierat; ata vazhduan të ushtronin nëpër bodrumet e shtëpive të tyre, deri më 1985 kur anëtarët e grupit për shkaqe të ndryshme filluan të largoheshin nga muzika. Më pas, këngët e tyre nisën t’i përpunonin të tjerët (sidomos kënga e mirënjohur ‘Vetëm 5 minuta’ këngë e komponuar sëpari nga ky grup), gjë që i nxiti përsëri të ktheheshin në skenë. Në vitin 1993 botuan albumin e parë ‘RINA’ me këngët: ‘Vetmia’ , ‘Një tufë lule’ , ‘Ajo shkoi’ , ‘Muri kinez’ , ‘Rina’ , etj., i cili me shpejtësi të madhe pushtoi të gjitha top listat, radio-televizionet me vendet e para. Pësuan edhe pjesëmarrjet në festivalet si ‘Nota Fest’ në Shkup, ‘Festivali I II-të i rokut shqiptarë’ në Tiranë (1995), etj.
Albumi i dytë i tyre ‘Pas Mesnate’ gjithashtu u mirëprit nga publiku, bile me një sukses edhe më të madh me hitet: ‘Pas Mesnate’ , ‘Dhembja’ , ‘Ku humbën miqtë e mi’ , ‘Jetoj në një qytet’ , etj.
Sot ky grup ka ndërprerë aktivitetet e tyre për shumë shkaqe, veçanërisht për shkaqet finansiare. Ata kanë material të bollshëm muzikorë I cili është I pa inçizuar dhe i pa publikuar…, ndaj, ndoshta ndonjëherë prap do të kthehen në skenë, duke e pasuruar edhe më shumë muzikën shqiptare me artin e tyre