TEKSTESHQIP
Fran Kodra, Gofile Papleka & Kol Hasani - Bjeshket E Shales
Fran Kodra, Gofile Papleka & Kol Hasani
Bjeshket E Shales


Teksti :: Song Lyrics

Heej m’ka djegë malli sa ma s’ka
Cep më cep bjeshkës me i ra
Me i thanë zogut me pushu
E kam rradhën vetë me knu

Ani o ju kroje, mos e nalni valen
O ju krahë shqiponje, që s’pushoni vallen
O ju varg livadhe, po ju rrah freskia
A ka gja ma t’bukur, ooo se bjeshkët e miaaa (2x)

Heej du me dalë ku bjen kumona
Me pi ujë ku shkrihet bora
Me i shtetit stanet me radhë
Me i thanë vetit bjeshkatar

Ani o ju kroje, mos e nalni valen
O ju krahë shqiponje, që s’pushoni vallen
O ju varg livadhe, po ju rrah freskia
A ka gja ma t’bukur, ooo se bjeshkët e miaaa (2x)

Heej amanet moj bjeshkë e ke
Me ma rujt nip ash me dhe
Se kur t’vdes qajre nuk kam
Pa pushu n’at prehnin tand

Ani o ju kroje, mos e nalni valen
O ju krahë shqiponje, që s’pushoni vallen
O ju varg livadhe, po ju rrah freskia
A ka gja ma t’bukur, ooo se bjeshkët e miaaa (2x)
Se bjeshkët e mija o heeej
Komente 0