Biografia
I lindur ne Tirane, ne 1 janar te vitit 1992 dhe i rritur ne nje familje artistesh, ai kultivoi qe i vogel dashurine per artin. Ne moshen 12 vjecare ai nisi te merret me muzike, me kitaren klasike.
Ne vitin 2015 Franci perfundoi masterin per kitare klasike ne “Universitetin e Arteve” nen udheheqjen e pedagogut Admir Doci. Gjate kesaj periudhe ka fituar disa cmime nderkombetare ne kitare klasike si dhe ka marre pjese ne shume aktivitete muzikore në Shqipëri, Itali, Kosovë, Mal te Zi, Kroaci, Lihtenshtain, Francë dhe Zvicër. Ai ka ndjekur masterklase me kitaristë të njohur botërorë si Alvaro Pieri, Anders Miolin, Carlo Domeniconi etj.
Interesi i tij per boten shpirterore dhe filozofine mistike duket ne shume prej teksteve te kengeve qe Franci ka krijuar, te cilat ai i beri publike pas perfundimit te studimeve ne Universitetin e Arteve. Nje prej tyre eshte edhe kenga “I Shkreti Mbret” e cila u nominua per Cmimet Kult 2017. “Teksti eshte kryefjala e kengeve te mia” eshte shprehur gjithmone ai neper intervista.
Qe prej vitit 2014 Franci ka qene vazhdimisht pjesemarres si kantautor ne festivale dhe kompeticione te ndryshme kombetare dhe nderkombetare. I ndikuar nga muzika klasike dhe ajo italiane, ai evidentohet per stilin e tij te vecante. Ne vitin 2017 ai ka interpretuar si aktor ne shfaqjen “Narcizi”, me protagonist aktorin Roland Saro dhe me regji te Drini Hajdinlli. Franci ka realizuar disa videoklipe me tema te angazhuara sociale dhe filozofike, sic eshte videoklipi i kenges “Detyron”, “Te gjithe genjejne”, “Iluzion”, “Nuk gjykoj asgje” etj.
Ne vitin 2019 publikon albumin e tij te pare me titull “Kush eshte cmendur”, ne bashke produksion me maestron Shpetim Saraci dhe Marco Borsatti. Ne po te njejtin vit ai fillon Masterin Shkencor per Filozofi Sociale ne Fakultetin e Shkencave Sociale. Ne nentor 2022 publikon albumin e tij te dyte “Ky modernizim”, serish nen produksionin muzikor te maestro Shpetim Saracit dhe masterizuar ne studion prestigjoze “Equus Studio”, Belgjike.
Qe prej qershorit 2022, pas perfundimit te Masterit ne Muzikoterapi nga ELBS Business School, Rome, ai aplikon muzikoterapine, ku integrohet muzika ne terapi si nje qasje inovative ne trajtimin e rasteve te ndryshme klinike ne Studion Psikologjike “Humanum”. Franci gjithashtu eshte ideator i disa programeve radiofonike si psh emisioni “Tingellon bukur”, ne bashkepunim me Erjona Rushitin, Shpetim Kelmendin, Zana Shuteriqin i cili merret me kritiken e muzikes shqiptare.