Më mbaj mend (për 1 muaj)

Franc Koruni - Detyron Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë




Më detyron një ditë me shi, nën një strehë të gjej rehat
Më detyron kjo fantazi, të dyshoj në ndonjë shtrat
Më detyron një fjalë e mirë, që të mirën ta kthej mbrapsht
Më detyron një biografi, që një shenjtor t’më duket kafshë

Më detyron një shishe xhin, të rrëfej fëmijërinë
Më detyron, xhelozia, të gëlltis pak dobësi
Kur gushti foli bashkë me ty për dashurinë, dhe kur të puthnin në vendin tim

Më detyron pafuqia, të gozhdohem në shpin’ time
Por kur shoh, nga gjithësia, çelen sytë në ënderrime
Ky trup i gjallë, më kërkon një vakt të ngrohtë
Më detyron ky mall i fshehtë, të besoj edhe në zot

Më detyron aroma jote t’i dorëzohem dashurisë
Gjithë kuptimi i kësaj bote sa e kapa që lëviz
Një mik besnik më detyron që pabesia t’më çudisë
Pa dritë, asgjë nuk duket pis

Nëse nuk ke vetëdije, nëse nuk ke vetëdije
Të detyron, që çdo gjë që sheh
Ti e ngatërron, me atë që je
Nëse nuk ke vetëdije, nëse nuk ke vetëdije
Të detyron, që çdo gjë që sheh, ti e ngatërron

Më detyron pasiguria të vështroj nëpër vitrina
Po dëgjoj njëmijë ide por asnjë nuk është e imja
Një mistik më detyron ta lë mendjen të kalojë
Më detyron një borxh i madh që dy prindër të takoj

Po më fton aroma e detit të nuhas diçka përtej
K’tej më th’rret dëshira jote vetëm ty të të pëlqej
Një njeri që ka sukses, më detyron ta imitoj
Të vdes dhe s’di ku të shkoj

Nëse nuk ke vetëdije, nëse nuk ke vetëdije
Të detyron që çdo gjë që sheh
Ti e ngatërron me atë që je
Nëse nuk ke vetëdije, nëse nuk ke vetëdije
Të detyron që çdo gjë që sheh ti e ngatërron




Franc Koruni
Publikimi: 04/11/2022
Muzika: Franc Koruni
Teksti: Franc Koruni


Franc Koruni - Detyron
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Detyron".
3. Video është e këngës "Detyron", por nuk këndohet nga Franc Koruni.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Franc Koruni:


Komente 0