TEKSTESHQIP

Free Mc's
Do Behet Nami
Lyrics

Iku dimri dhe pranvera,
Erdhi vera përsëri,
Solli avaze të tjera
mblesërira dhe krushqi.

Emigrantët si nga hera
vijnë martohen në Shqipëri,
Kurse unë ngela tek dera...
Ç'është ky fati im i zi!

Ma kanë mbyllur vajzën brenda
Nuk më lënë t'a shoh me sy,
Ofertat i kanë të rënda,
ik më thonë se s'është për ty!

Mos më thoni s'është për mua,
se më do edhe e dua,
Se për të më digjet xhani...
O e marr, O bëhet nami...

Refren (x2)
Amani more amani,
Aman vajzën mos ma mbani!
Aman vajzën mos ma mbani,
Se do bëhet nami !!!

(Pjesa 2)
Futa miq e futa shokë,
Babai e kishte vendosur,
mundi seç më iku kot,
kandidatët s'kanë të sosur.

Kërkesat janë ndërkombëtare,
Francë , Angli, Australi,
Mua s'më përfillin fare...
Aman mos o Perëndi!

Do bëj namin dhe kiametin,
Lagjen përmbys do t'a kthej,asgjë tjetër nuk më mbeti
Po s'ma dhanë do t'a rrëmbej!

Do t'a ngre në këmbë qytetin,
Se për të më digjet xhani,
nëntë ballë do bëj tërmetin...
O e marr O bëhet nami !

Refren x2
Amani more amani,
Aman vajzën mos ma mbani!
Aman vajzën mos ma mbani,
Se do bëhet nami!!