TEKSTESHQIP
Frensi Revania - Rreziko
Frensi Revania
Rreziko

Autor i melodisë dhe autor i orkestrimit është Alban Male, teksa për këtë këngë kanë punuar së bashku si tekstshkrues Frensi Revania & Alban Male.
Teksti :: Song Lyrics
Më thuaj ç'kërkon ti
Në pasqyrë çfarë shikon ti?
Asgjë s'ka mbet më, nga ne të dy

Të thëna të njëtat fjalë
Ato me kohën ikin ngadalë
E sot nuk shihemi dot'n'sy

E nëse ndjen melankoli
Ndjenj' e mallit të rrëmben ty përsëri
Diku nëpër kujtime më kërko

Në errësirë ka mbetur
Çdo frikë që është tretur
Më sfidon dhe hëna
Më ndriçon si yll në qiell çdo natë
Më thotë zgjohu ti
Rreziko

Se ditët kanë vrapuar
Koha ka fluturuar
Më thërret dhe era
Ulëret diku në qiell çdo natë
Më thotë zgjohu ti
Rreziko

Diçka të mundon ty
Kjo maskë që ke në sy dot s'të mbulon ty
Jo dot s'të mbulon ty

E unë arsye më nuk gjej
Të t'flas të t'ndjej
Më nuk të njoh ty
Jo më nuk të njoh ty

E nëse ndjen melankoli
Ndjenj' e mallit të rrëmben ty përsëri
Diku nëpër kujtime më kërko

Në errësirë ka mbetur
Çdo frikë që është tretur
Më sfidon dhe hëna
Më ndriçon si yll në qiell çdo natë
Më thotë zgjohu ti
Rreziko

Se ditët kanë vrapuar
Koha ka fluturuar
Më thërret dhe era
Ulëret diku në qiell çdo natë
Më thotë zgjohu ti
Rreziko

Ulëret diku në qiell çdo natë
Më thotë zgjohu ti
Rreziko
Komente 0