TEKSTESHQIP

Fugle
U Lodha Me Jet
Lyrics

vers 1:

po i thom do sene e me mllef po shprehna
nese je gabim shqipe kthehuu prap knena
gjithqka osht pa fund gjithqka krejt njejt
jeta koka gabim qe shkon veq tu rrejt
gjithqka e keqe.. kshtu po dominon
po lutna qe e keqja tash t'perfundon
se shtohet presjoni nga dita n dit
mjafton veq 1jehere shpresa mu rrit
se ktu po dominon urrejtja e gjelozia
ka humb krejt respekti edhe dashuria
veprat nuk po vlejn as sa 1 je fjal
tkqijat veq shtohen ska kush i ndal
neper rrug tkiqja veq me bo pare
krejt jon gabime krejt ashiqare
sen ske bo veq veten e ke mashtru
nje dit veten ki me e pikllu

refreni 2x;

u lodha me jet me disa kujtime
u lodha me jet me disa mendime
veq me urrejtje e me gjelozi
ka humb respekti ska ma dashuri

vers 2:

pse veq fjala jem.. krejtve po ju dhem
pse veq vepra jem..krekun spo ka ven
spo muj me gjet venin.. ku me u mbeshtet
u lodha me kto sene.. edhe me nkit jet
munohna veq me zor.. per me shku perpara
jeta koka sfid.. sikur neper gara
Shum shtir te koka.. me tkqija te perballesh
po kur mundohesh..nje dit do t'ringjallesh
ndoshta dikur..e arrin at qellim
qe nje dit ..e keqja tmerr mbarim
pse jemi mbet mbrapa.. e spo shkojm para
se dojm kerkon..e s'mshilet leht barra
sen skemi dit..edhe shum kemi me hek
po un jam shqipe.. e shqipe kom me dek
ka hum respekti..edhe fjala e djalit
ka humb fjala e burrit.. e tash e djallit

refreni 2x ;

u lodha me jet me disa kujtime
u lodha me jet me disa mendime
veq me urrejtje e me gjelozi
ka humb respekti ska ma dashuri

vers 3:

u futa nmendime spo muj as me shkru
u lodha me jet spo muj me duru
nga dita ne dit ma shum tu nervozu
u duft ma heret senet mi kufizu
kujtim i shtir qe s'shoh sen me sy
munohna veq me zor jeten per me shty
n'jet ska parashikime..senet shkojn pa i dit
ka shum gabime.. po sbon me u merzit
un jom i knaqt..veq me lapc e flet
nga t kiqijat u msova.edhe me ket jet
sikur tkisha forc..dhimbjet mej largu
sikur tkisha forc..tkqit me i pushkatu
e mira mu kthy..e me ngroh drita e diellit
me ndje driten..e kaltersin e qiellit
t'kqijat t'fundosen..t'shkojn nrrug pa kthim
e mira t'rikthehet..kur kerkon perparim

refreni 2x ;

u lodha me jet me disa kujtime
u lodha me jet me disa mendime
veq me urrejtje e me gjelozi
ka humb respekti ska ma dashuri