>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i tij G-Bani vjen nga shkronja “G” qe ne anglisht eshte iniciali i fjales Gold qe do te thote AR & BANI qe eshte shkurtimi i emrit te tij Arban. G-Banit nuk i pelqen ta therrasin HIPOPIST (sic e quajn veten nje pjese e madhe e adoleshenteve ketu ne Shqiperi) por REPIST sepse ai ben muzike RAP dhe jo HIP-HOP. Arban "Bani" Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi Bani), është një rapsod dhe kompozitor i zhanrit Rap, Hip-Hop. U afirmua për publikun shqiptar në vitin 2004 si konkurues i edicionit të parë të festivalit muzikor Top Fest, që u organizua dhe transmetua nga Top Media. Është gjithashtu I njohur për komunitetin shqiptar në Greqi për paraqitjet në serialin televiziv «Dheka lepta kirigma» (Dhjetë minuta predikim) - Mega Channel (2001) dhe në dokumanterin televiziv «Mikres Odhisies» (Odise të vogla) - ET1 (2006). Fëmijërinë e tij e kaloi në qytezën provinciale Rrubik të rrethit të Mirditës nga ku e kanë dhe origjinën pridërit e tij. Në moshën 13-vjeçare emigroi në Greqi dhe banoi më parë në Kostur e pastaj në Athinë deri në vitin 2006. Tani ai banon në Suedi por punon dhe boton në Shqipëri dhe në Greqi.

G-Bani e filloi aktivitetin e tij artistik në Athinë dhe projekti i parë ishte grupi shumëkombësh Rapsodic Revolutionary Movement (Lëvizja Rapsodike Revolucionare) ose R.R.M. Ky grup u krijua nga ai në vitin 1997 dhe në vitin 2000 përbëhej nga shqiptarë (G-Bani, Mj-Xhelo), grekë (Zetel, RG) dhe afrikanë (Dogman, Shrowdog). Gjetën mbështetje ndër adolishentët e rracave të ndryshme që banojnë në Greqi dhe dhanë koncerte në mjaft qytete kryesore. Me gjithë suksesin, ky grup nuk botoi kurrë një album nga një shtëpi diskografike. Këngët e tyre u shpërndanë underground ndërmjet përkrahësve. Disa nga këto këngë ishin: Ksipna (Zgjohu), Lipame glikja mu (Më vjen keq e ëmbla ime) dhe Astus na nomizun (Lëri të mendojnë).

Në vitin 1997 u aktivizua në pjesën teatrale Babai lufta (o babas o polemos), të shkrimtarit grek Iakovos Kambanelis. Për pjesëmarrjen e tij ai u dekorua në Athinë së bashku me aktorët e tjerë, nga ministri i atëhershëm grek i arsimit dhe feve, Jerasimos Arsenis.

Në vitin 2001, u paraqit disa here në serialin televiz me titull 10 minuta pedikim (10 lepta kirigma), që transmetohej nga kanali grek Mega Channel.

Ne vitin 2002, e gjeti veten në Barcode Crew (B.C.C). Ky grup përmbante artistë nga të 4 elementet e kulturës Hip Hop por dhe atletë të arteve luftarake. Ai aso kohe shkruante në shqip por edhe në greqisht dhe incizoi disa këngë solo dhe bashkëpunime. Disa prej këtyre ishin këngët Kloni (Kllonër), Aleluja dhe B.C.C (Bi Si Si).

Në vitin 2003, se bashku me grupin 2Die4 (Niku, Bledi dhe Vini) dhe me artistë të ri si Crazy Girl e I Panjohuri, por edhe me shokun e vjetër që nga grupi R.R.M, Mj-Xhelo, krijoi familjen Nga Jugu Në Veri (N.J.N.V). Disa nga këngët të cilat veçojmë nga kjo periudhë janë: Të Pafajshëm, Nuk q*më për asnjë shk*rdhatë, Mesazh për një të huaj, NJNV dhe Rrrrr. Nga këto këngë, dy prej tyre i janë paraqitur publikut edhe si video klip. Këto janë: Të Pafajshëm (2004) dhe Rrrrr (2006).

Në Maj 2004, G-Bani merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Ky Esht Stili Im". Po në të njëjtin vit mori pjesë dhe në projektin Kooperativa duke performuar në këngën "Asocimi në vend numëro".

Në Maj 2004, Crazy Girl merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Je Gabim", në bashkëpunim me G Bani.

Në vitin 2005, qarkulloi albumin e tij të parë, Midis Meje Dhe Vet’vetes, me shtëpinë diskografike të sapokrijuar Bass Records. Ishte i pari album Rap që solli në Shqipëri sinjale nga diskografia profesionale. Me design modern në koopertinë, të dhëna teknike të hollësishme mbi këngët dhe një poster të palosur që përmbante fotografi dhe disa nga vargjet e këngëve të shkruajtura, ky album e klasifikoi atë ndër më profesionistët e llojit. Këngë të cilat u vequan nga ky album ishin: «Ky është stili im», «Gol», «Tani është vonë», «Para se të futem» dhe «Vajzat». Video klipi i kësaj të fundit u transmetua dhe u lançua nga kanali muzikor BBF. Për shkak se në kohën që është publikuar albumi, nuk ka eksistuar bashkëpunim i asnjë shtëpie diskografike me entin përkatës për të drejtat e autorit, nuk mundësohet numërimi i saktë i shitjeve.

Në Dhjetor 2005, G-Bani merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2005 me këngën "Mikrofoni I Arte". Festivali organizohej nga +2 Radio dhe u transmetua atë vit nga Tv Klan.

Në Janar 2006, G-Bani merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Vetem Per 1 Nate", në bashkëpunim me Clo-D.

Në vitin 2006, shkruajti 11 këngë në gjuhën greke, me temë emigrimin dhe emigrantët, për dokumanterin televiz Mikres Odhisies (Odise të vogla), i cili u prodhua dhe transmetua nga kanali shtetëror grek ET1, në regji dhe ide të francezit Marco Gastine. Ky dokumanter ishte i ndarë në 10 seriale dhe secili prej tyre prezantote një portret emigranti të huaj në Greqi dhe një portret emigranti grek në dhe të huaj. Seriali i parë dhe i fundit i përkushtohen kryesisht aktivitetit artistik të G-Banit dhe jetës së tij si emigrant në Greqi.

Në Tetor 2006, G-Bani merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2006 me këngën "Te Dua", në bashkëpunim me Crazy Girl dhe u vlerësua me çmimin e dytë apo çmimin e publikut, Radio Hit +2. Evenimenti u transmetua nga Vizion Plus dhe video e natës finale transmetohet ende në televizionin muzikor BBF.

Në Maj 2007, G-Bani merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Udhe Te Veshtira". Kjo këngë ishte një ndër shumë bashkëpunimet që G-Bani incizoi dhe botoi në profilin e tij në Myspace atë vit por edhe vitin e kaluar me Clo-D, Gjyshin dhe Mj-Xhelon. Nën shoqërinë e këtij të fundit hapi edicionin e gjashtë të festivalit Mikrofoni i artë, në Tetor, jo për të konkuruar këtë vit por si i ftuar special prej organizatorëve.

Në vitin 2008, G Bani publikon albumin "Punë Të Pastra". I dyti për nga numri, por i pari me shtëpi diskografike ndërkombëtare, siq është EMI Music. Përmban 11 këngë ku bashkëpunojnë dhe Crazy Girl, Anjeza Branka dhe anëtarët e grupit +355. Në javën e dytë të qarkullimit u klasifikua i 50 ndër albumet më të shitura për momentin në tregun grek dhe javën e tretë të qarkullimit albumi u gjend në vendin e 33-të, sipas të dhënave zyrtare të IFPI.

Në Prill të vitit 2008 ku paraqitet në edicionin e pestë të Top Fest së bashku me Mj-Xhelon, Clo-D dhe Gjyshin në këngën Plus 355, që është dhe emri i grupit të tyre. Kënga nuk kaloi në finale dhe as që u vlerësua me çmim. Sido qoftë ajo u xhirua video clip nga kompania e mirënjohur Max Productions.

Në Maj 2009, G Bani merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Drejt Europes".

Më datë 7 Nëntor 2009, G Bani publikon videoklipin "Edhe Kete Vere", në bashkëpunim me Plus 355.

Më datë 11 Mars 2012, G Bani publikon videoklipin "Gëzuar Festat", në bashkëpunim me Crazy Girl.

Më datë 26 Shkurt 2015, G-Bani publikon videoklipin "Vajzat".

Më datë 3 Mars 2015, I Panjohuri publikojnë videoklipin "Te Pafajshem", në bashkëpunim me G Bani, Crazy Girl, Bledi Milioneri & Mj Xhelo.

Më datë 9 Korrik 2015, Da New Chain publikon videoklipin "Thashethemet", në bashkëpunim me G Bani.

Më datë 21 Gusht 2016, G.B.M.C & G-Bani publikojnë videoklipin "Gushebardha".

Më datë 7 Qershor 2017, Crazy Girl & G-Bani publikojnë videoklipin "Te Amo". Muzika e këngës u punua nga Crazy Girl, G Bani, teksti u shkrua nga Crazy Girl, G Bani.

Më datë 21 Qershor 2017, Deejay The Boy publikojnë videoklipin "Aviona", në bashkëpunim me G Bani, Roli Rolling & Psikodjali.

Më datë 7 Janar 2018, Leri Adler & G Bani publikojnë videoklipin "Larg".

Më datë 18 Janar 2019, G-Bani & Kash Rich publikojnë videoklipin "Pare".

Më datë 13 Mars 2019, G-Bani publikon videoklipin "Mjet Anglez".

Më datë 19 Maj 2019, Sei Daci, Blledi, G Bani & GBMC publikojnë videoklipin "Kon Don".

Më datë 15 Gusht 2019, G-Bani publikon videoklipin "Per 1 Nat".

Më datë 19 Gusht 2019, G-Bani publikon videoklipin "Hiphopin".

Më datë 3 Shtator 2019, G-Bani & Mandy publikojnë videoklipin "Zemer (Policia)".

Më datë 12 Janar 2020, G Bani publikon videoklipin "Pare Edhe Femra".

Më datë 7 Shkurt 2020, Mandy, G Bani & Geri publikojnë videoklipin "Lale Lale".

Më datë 13 Mars 2020, Mandy & G Bani publikojnë videoklipin "Si At'her". Muzika e këngës u punua nga Stine & G Bani, ndërsa teksti u shkrua nga Stine, G Bani & Mandy. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Stine.

Më datë 28 Mars 2020, Alida & G Bani publikojnë videoklipin "Red Lady".

Më datë 30 Qershor 2020, G Bani publikon videoklipin "Moto". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga G Bani. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 2 Korrik 2020, G-Bani publikon videoklipin "Ditlindja". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga G Bani. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 27 Gusht 2020, G Bani publikon videoklipin "Kreta", në bashkëpunim me Ioulia Koukouve. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga G Bani.

Më datë 31 Dhjetor 2020, GBMC & G Bani publikojnë videoklipin "Ola Corona".

Më datë 29 Dhjetor 2021, Stine publikon videoklipin "Xhemile", në bashkëpunim me G Bani & Renis. Muzika e këngës u punua nga Stine, teksti u shkrua nga Stine & G Bani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Stine. Produksioni audio u realizua nga Stine.

Më datë 10 Maj 2023, Anxhela Peristeri & G Bani publikojnë videoklipin "Te Dua". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga G Bani. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 28 Korrik 2023, Erik Lloshi publikon videoklipin "E Amel Asht", në bashkëpunim me G Banin. Kënga është kompozuar nga Enis Mullaj, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Erik Lloshi & G Bani. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Enis Mullaj.

Më datë 3 Shkurt 2024, G-Bani publikon videoklipin "Yalla Shofer". Teksti i këngës u shkrua nga vetë G-Bani. Produksioni audio u realizua nga vetë G-Bani.
DËRGOI: