TEKSTESHQIP
G Bani - Drejt Europes
G Bani
Drejt Europes

Teksti :: Song Lyrics
Drejt Europës

Strofa e parë:
Luaj me fjalët në këtë kohë të vështirë siq pranoni
Duke vërejtur sjellje që s’deshët ti korrigjoni
E do ta kenë fajin votat që i nën vlefsoni
Dhe jeta që është bërë sikur serial televizioni
Me sharje dhe akuza direkt nga institucioni
I nxirrni vetes bojën sa po nisën edicioni
Bëni si filosofë sa po hapet mikrofoni
Flisni që të mashtroni por nuk dini se ça thoni
Gjoja na alarmoni se po rritet inflacioni
Ndër sa nga ana tjetër thoni se u rrit pensioni
Nuk ka nevojë për llafe shumë mjafton të krahasoni
Populli me qirinj ndër sa ju me llampa neoni
Gjoja na alarmoni se po rritet inflacioni
Ndër sa nga ana tjetër thoni se u rrit pensioni
Nuk ka nevojë për llafe shumë mjafton të krahasoni
Populli me qirinj ndër sa ju me llampa neoni

Refreni:
Me këta politikanë
Gjtihmon na pret edhe një kasaphanë
Bota po shkon në një tjetër planet
Ndër sa ne ende nuk kemi as shtet
Bota po ikën në tjetër orbitë
Ndër sa ne ende nuk kemi as drit
Me këta politikanë
Do jemi si bajg e lopës në mes rrugës së Europës

Strofa e dytë:
Shqipëri tungjatjeta! Κu të lashë e ku të gjeta
Në rrugët për karroca me X5 e me M10
Zihen robtë kot së koti e do ta ketë fajin djeta
Por në një pikë gjithë janë dakort ‘’sa mirë e dridh Çiljeta’’
Thotë gazeta ‘’ç’thotë gazeta’’ gjithë e dinë ça thotë gazeta
Tre kapën, dy ju ikën, një e vranë me duar t’veta
Por ti mos u mërzit nuk janë të gjitha të vërteta
E quajnë propagandë këtë që shkruan kjo fleta
Lëre ça tregon kaseta k’tu nuk ka kapak puseta
Deshe të bësh byrek po s’bëhet byrek pa peta
S’ e di kush e ka fajin, ata apo ne o teta
Por një gjë e di të sigurt që kanë lek nëpër kuleta
S’verdhen me fjalë të ftohta e s’kuqen me fjalë të nxehta
Sa flet njëri hidhet tjetri, sikur e pickoi bleta
Me k’ta politikanë që qarkullojnë me pistoleta
Mund të plasi ndonjë ditë në parlament edhe rraketa

Refreni

Muzika, Vargjet: G-Bani
Interpreton: G-Bani
Komente 0