TEKSTESHQIP
Biografia
Gani Gërmia ishte një prej banorëve të ‘Big Brother VIP Kosova’. Gjatë edicionit të dytë, ai arriti të grumbullonte shumë ndjekës, e madje iu vu edhe nofka ‘kryetari’. Mirëpo, duket se pas përfundimit të rrugëtimit në ‘BBV, Gania ka pësuar ndryshime. Ai ka ndryshuar model flokësh, ka bërë dhëmbët e madje ka bërë dhe veshët operacion. Por, ky ndryshim ka befasuar njerëzit online, duke shprehur habi për dukjen e re.

Ish-konkurrenti thotë se nuk i bie pishman për asgjë që ka ndodhur brenda. Ka qenë mjegull, ka qenë shumë ngarkesë pas daljes. Duke e rikuperuar veten, tani jam mirë. E kam patur një ngarkesë të jashtëzakonshme, dolën edhe shumë gjëra që nuk i kam pritur, prej jetës jashtë. Por mirë”, u shpreh ai. Gazetari e humoristi theksoi: “Kam qenë i shkëputur jashtë çdo projekti. Kam dashur të merrem me familjen dhe jetën. Tani jam duke bërë një projekt. Është format shou që trajton tema të ndryshme”.

Në fund, ai tha: “Kurrë në jetë nuk jam pishman. Bigu do të mbetet eksperienca më e mirë e jetës time. Unë jam shumë i lumtur që isha pjesë e Big Brother edhe brenda Bigut është një jetë ndryshe prej jashtë. Ajo që është me rëndësi që e gjithë ajo ngarkesë me kalimin e kohës ka me të mungu çdo ditë e më shumë. Kurrë pishman. Jam munduar ta bëj më të mirën”.

Në vitin 2025, iu bashkua kastit të Ferma VIP 2. Në klipin e tij prezantues tha: “Visar Dërmaku deri në Morinë, Ganiu pa dokument. Visari është një askush hiç a Ganiu është pak më zullumqar. Unë kam kilogramë pak a vjet i kam 30”. “Me profesion jam universal, pika ime më e fortë, nuk kam pika të dobëta. Gjithmonë e luftoj buzëqeshjen, ka brenga të mëdha por ato i ruaj vetëm për vete, Nëse e marr çmimin e dal i pafytyrë unë nuk kthehem në shtëpi, e rëndësishme është me dal faqebardhë”, theksoi ndër të tjerash.
Komente 0