Ganimete Abazi (Ganja)
  • Emri i Vërtetë:
  • Ganimete Abazi
  • Vendlindja:
  • Prishtinë 
  • Mosha:
  • 41 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 25 Dhjetor 1977
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♑ Bricjapi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  181
Këndon kryesisht: pop popullore moderne

Ganimete Abazi (Ganja) është këngëtare e njohur. Ganja u bë e njohur në festivalin “Qendra e Pionereve”,"Sh.K.A Kosova" e në festivalin “Akordet e Kosovës”. Këngët e saj më të njohura janë “Tri Pika” dhe “Xhamadani” në duet me grupin Ilirët. Për disa vite Ganja u tërhoq nga muzika, por është kthyer me fuqishëm se kurre në vitin 2012 me disa këngë të reja.Afër 25 vite karrierë, bashkëpunimet i ka bërë grupe të njohura me këngëtarë të mirëfilltë siç është Grupi Elita 5, me Iliret ka pasur bashkëpunim të gjatë, afër 5-6 vite, mandej duetin me Kristin nga Shqipëria me këngën`` Kërkoj gjysmën tjetër ``, një këngë shumë e mirë, ku kanë marrë pjesë në festivalin 'Nota Fest 2003' dhe janë shpërblyer me çmimin e dytë të jurisë Secila këngë e saj po bëhet hit. Edhe sot këngët e saja hite, sikur edhe të hershmet, që edhe sot po janë e po dëgjohen kudo, si “Tri Pika”, “Balluket”, ”Vetem 5 minuta”, “Gane Gane Qka na bane” e shumë të tjera. Por, a harrohet kënga “Mirupafshim”, e cila bëri bum të madh kur u lansua në treg dhe këndohej gjithandej kah kishte shqiptarë në kohën e luftës. Ganja ka dalur qysh në moshën 13-vjeçare para publikut. Ka të kryer shkollë e mesme të muzikës, në instrumentin e pianos. Poashtu edhe fakultetin e arteve të bukura. Karrierën muzikore e filloi me grupin “Elita 5 dhe Iliret”, shumë të rinj erdhën në redaksinë e Kosovares. Në periudhën që ka qenë jashtë skenës kishte udhëtuar nëpër vende të ndryshme në Europë e më gjerë, edhe pse ka qenë gjithmonë bashkudhëtare me këngën. Me Ilirët kishte bashkëpunuar që nga vitet ‘94-‘98, me shumë koncerte të mëdha në të gjithë diasporën dhe me shumë suksese, që kishte arritur në atë kohë. Sot e kësaj dite dëgjohen akoma duetet e tyre, si për shembull “Xhamadani vija-vija”, që vlen të veçohet, si edhe shumë duete të tjera, kurse sa i përket Gold Ag, ajo ka një simpati të veçantë për muzikën e tij, sepse është një artist me vlera të mëdha thote Ganja. Projekti “Fjalët e qiririt” ishte ideja e tij, që i bashkoi dhe rezultoi diçka e bukur dhe e veçantë. Ajo ka realizuar shumë albume solistike, katër në bashkëpunim me Ilirët dhe një bashkëpunim që vlen të përmendet, me Elita 5.

Në vitin 1993, Ganimete Abazi (Ganja) publikon albumin "Kthehu".

Në vitin 1994, Iliret & Ganja publikojnë albumin "Iliret & Ganja 1".

Në Maj 1995, Ganja & Ilirët publikojnë albumin "Tri Pika", ne bashkpunim me Armend Rexhepagiqin & Aida Barakun.

Në vitin 1997, Ganimete Abazi (Ganja) publikon albumin "Balluke Balluke".

Në 10 Qershor 2001, Ganimete Abazi (Ganja) publikon albumin "Mirupafshim", i cili përmban shumë hite si "Pse ne u ndame", "Vet e lype", "Nuk gaboj qe u largova", "Drita e Syve" Paraqitjet, koncertet edhe sukseset e shumta e simbolizuan ne kete album te Ganes. Momenti kulminant i famës saj ishte balada “Mirupafshim në Kosovën e lirë”, projekt i realizuar në vitin 2001 nga kompozitori ynë i mirënjohur Ilir Berani, me orkestrim të Nexhat Mujovi-Virusit, që i falënderojme shumë për këtë këngë të mrekullueshme.

Në Janar 2003, Ganimete Abazi (Ganja) & Kristi marrin pjesë në Nota Fest 2003 me këngën "Kerkoj Gjysmen Tjeter" dhe fitojne kete festival.

Në vitin 2003, Ganimete Abazi (Ganja) publikon albumin "S'mendoj Per Ty", i cili u mirëprit nga fansat e këngës së Ganes. Inovacionet nuk munguan as në këtë projekt profesional, natyrisht me një frymë e vulë të origjinalitetit të Ganes dhe të interpretimit të saj. Kënga "Shko n'dreq t'mallkuar" me temë të pashkelur deri atëhere, me tekst të guximshëm të Ilir Beranit, i cili apelon në ruajtjen e qelizës thelbësore të shoqërisë. Këngë e cila ndihmoi vajzave të sjellin vendim pozitiv në dashuritë e tyre. "Larg Syve Larg Zemres", "Sot pranvera behet vjesht", "Kur humba dashurine", "Me puth" pëlqehen shume e u ndanë si hit këngë të këtij projekti.

Në vitin 2004, Ganimete Abazi (Ganja) publikon albumin "Pranvera Behet Vjeshte".

Më 12 Shkurt 2005, Ganimete Abazi (Ganja) publikon albumin "U Knaqem Tu Knaq" me hite si "U knaqem tu knaq", "U mashtrove", "Fluturoj", "S'jam per aventur" etj.

Në Nëntor 2005, Ganimete Abazi (Ganja) merr pjesë në Nota Fest 2005 me këngën "Nuk Je Fer".

Në vitin 2007. Me një përkushtim më ndryshe deri më tani, Ganja na u shfaq me stil të ri, prap se prap, duke i mbetur besnike këngës dhe stilit të saj. Hitet e albumit janë "Dyshoj", "Po te pres", "Mos u largo", "Se ne jeten time". Me shumë ngjyra, stile muzikore e angazhim profesional.

Në vitin 2008 Ganja u tërhoq nga muzika. U largua per shkak qeshtjeve familjare duke shetitur ne France-Londer sepse shumicen e familjes i ka jashte vendit.

Në vitin 2012 Nuk fshihet gëzimi i fansave të Ganimete Abazit për kthimin e saj serish në skenën tonë muzikore. Zatën kërkesa tyre e vazhdueshme bëri që ajo t’i rikthehet këngës, muzikës. Ndonëse ajo i mungoi skenës më se gjashtë vjet, por për kaq kohë të shkurtër, arriti t’jetë po ajo Ganja, veç çka edhe më e fuqishme dhe më e pëlqyer e më e dashur edhe për fansat e rinj, të cilët po adhurojnë këngën zërin e stilin e saj.Ganja është një nga zërat më të mirë në muzikën shqiptare. Andaj gjynah ishte t’mos jetë ajo në skenën muzikore, të cilës i mungoi shumë. Për këtë kemi shkruar disa herë edhe në revistën Kosovarja. Vlen të përmendim, se sa ishte larg muzikës, ajo përjetoi edhe spekulime e thashetheme, të cilat veç çka ia vështirësonin jetën.Kjo dhe bëri që Ganja të rikthehet, e që rikthimi i saj po shënon arritje të sukseseve të njëpasnjëshme. Secila këngë e saj po bëhet hit. Edhe sot këngët e saja hite, sikur edhe të hershmet, që edhe sot po janë e po dëgjohen kudo, si “xhamadani vija vija”, “çka m’ka syri”, ”magdalena”, “kallma cigaren” e shumë të tjera. Por, a harrohet kënga “Mirupafshim”, e cila bëri bum të madh kur u lansua në treg dhe këndohej gjithandej kah kishte shqiptarë në kohën e luftës.Për ata që nuk kanë informacion: Ganimete Abazi- Ganja, nuk erdhi në skenën muzikore e pa ditur, e pa shkollë dhe veç me dashjen që t’bëhet këngëtare.

Më datë 26 Maj 2012, Ganimete Abazi (Ganja) publikon videoklipin "Hija E Askujt". Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics.

Më datë 29 Shtator 2012, Iliret publikon videoklipin "Shamija E Beqarit", në bashkëpunim me Ganimete Abazi.

Më datë 19 Dhjetor 2012, Ganimete Abazi (Ganja) publikon videoklipin "Dyshoj".

Më datë 10 Mars 2013, Ganimete Abazi (Ganja) publikon videoklipin "Forca E Fatit", në bashkëpunim me Kole Oroshi. Muzika e këngës u punua nga Ilir Berani, teksti u shkrua nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 11 Maj 2013, Ganimete Abazi (Ganja) publikon videoklipin "Shko". Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. Me këtë këngë, Ganimete Abazi (Ganja) merr pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013.

Më datë 6 Shkurt 2014, Ganimete Abazi (Ganja) publikon videoklipin "Hapi I Pare", në bashkëpunim me Kole Oroshi. Muzika e këngës u punua nga Ilir Berani, teksti u shkrua nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 15 Tetor 2014, Gold AG publikojnë videoklipin "Fjalët E Qiririt", në bashkëpunim me Ganimete Abazi & Ilirët. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 5 Dhjetor 2015, Pro Band publikon videoklipin "Te Na", në bashkëpunim me Ganja.

Në Prill 2016, Pro Band & Ganimete Abazi (Ganja) marrin pjesë në Celësi Muzikor 10 me këngën "Çika E Tezës".

Më datë 12 Korrik 2016, Ganja & Pro Band publikojnë videoklipin "Kuq E Zi".

Në vitin 2016, Ganja & Pro Band publikojnë albumin "U Knaqëm Tu Knaq".

Më datë 11 Mars 2017, Ganja publikon videoklipin "Yll Fare".

Më datë 31 Gusht 2017, Ganja publikon videoklipin "100 Zemra". Teksti u shkrua nga Ejup Shabani. Videoklipi u prodhua nga Jehona.

Më datë 13 Maj 2018, Ganimete Abazi (Ganja) publikon videoklipin "Mos U Pafshim". Muzika e këngës u punua nga Ilir Berani, teksti u shkrua nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga BUG Production.

Në vitin 2018, Lori, Aziz Murati, Beqir Aliu & Ganja publikojnë albumin "Potpuri 2018".

Më datë 10 Nëntor 2018, Pro Band & Ganja publikojnë videoklipin "Merak".

Më datë 4 Maj 2019, Pro Band & Ganja publikojnë videoklipin "Martesa". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 17 Qershor 2019, Ganja publikon videoklipin "Zemra Don Dashni", në bashkëpunim me Pro Band. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Bini Nebihu. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 4 Korrik 2019, Pro Band & Ganja publikojnë videoklipin "Kanagjeqi I Motres".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  Agnnesa  

Profili

Twitter

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Ganimete Abazi (Ganja) »