Artisti Genc Dashi, i njohur si kompozitor dhe ish solist i orkestrës së RTSH është nga emrat e vlerësuar në muzikën shqiptare. Ka lindur virtuoz dhe ngelet i tillë, duke marrë shumë vlerësime nga publiku. Ka mbaruar akademinë në "Vienna Guitar Institut", Austri dhe ka studiuar për violinë, kompozicion, dirigjim në Shqipëri. Një karrierë muzikore që ka nisur dekada më parë i ka dhuruar shumë momente të bukura dhe të veçanta artistit, i cili pohon se në jetën artistike nuk ka pengje. Pas shumë vitesh mungesë ai u rikthye para publikut me një performancë në kitarë në Festivalin e 53 të Këngës në RTSH, një moment që siç pohon dhe vetë ishte shumë emocionues. Ndërsa flet për jetën e tij artistike, artisti i njohur Genc Dashi ndalet dhe në problemet që has sot krijimtaria muzikore shqiptare. I rikthyer në Shqipëri për artistin e njohur në kitarë dhe në kompozim, vëmendja në krijimtarinë muzikore duhet rikthyer tek vlerat.