TEKSTESHQIP
Gent Disha & Ketjona Pecnikaj - A Mjaftojmë
Gent Disha & Ketjona Pecnikaj
A Mjaftojmë

Bëhet hit kur ka dhe klip, prandaj produkti muzikor vjen i finalizuar tek shikuesit i realizuar nga ana vizuale me një videoklip, produksioni i të cilit është përgatitur nga Nilor Film. Ky videoklip u publikua me datë 16 Janar 2022. Muzika e këngës ka punuar si kompozitor Kledi Bahiti, ndërsa tekstin e krijuan Dalina Buzi & Kledi Bahiti.
Teksti :: Song Lyrics
Në mendjen tënde thuj kush jam sot
Këtu më ke, ça të frikëson
Këtu jam, jetomë

E dëgjon veten ça po thua
Shpirtin e fsheh, po sytë tregojnë
Ti m'ke ik, besomë

Sa do vazhdoj?
Ti ma trego

(Refreni)

A don më
Kjo që jemi a mjafton
S'dimë ça dreqin po kërkojmë
A don më
Kështu si je unë të du fort
Kështu si je ti mos ndrysho

Natën e mirë pres të më thuash
Pa paranoja ti fli sot
Këtu jam, gjithmonë

Kur i mbyll sytë, më dridhet zemra
A do jesh nesër ti njësoj
T'jem gabim, uroj

Sa do vazhdoj
Ti ma trego

(Refreni)

A don më
Kjo që jemi a mjafton
S'dimë ça dreqin po kërkojmë
A don më
Kështu si je unë të du fort
Kështu si je ti mos ndrysho

Të du fort
Edhe unë të du fort (2x)

VIDEOKLIPE

Komente 0