Biografia
Më datë 25 Maj 2017, Genti publikon videoklipin "Thirri Ndjenjat". Dëshirën e tij të jetës për t’u bërë pjesë e skenës së muzikës shqiptare e realizoi në moshën 15 vjeçare, duke nxjerrë hitin e tij të parë "Thirri ndjenjat", në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur nga Shkupi Adrian Gaxha.
Më datë 26 Nëntor 2017, Genti publikon videoklipin "Jetimi".
Më datë 10 Nëntor 2018, Genti publikon videoklipin "Na Llake". Kjo këngë me stil ndryshe nga e para por në të njëjtin zhanër, prek një tematikë mjaft të ndjeshme sociale, bazuar në ngjarje të vërtetë, duke përcjellë një mesazh të fortë për të gjithë ato prindër të papërgjegjshëm dhe pa dashuri për gjënë më të shtrenjtë që zoti ua dhuron fëmijët, mos t’i braktisin në mëshirë të fatit duke i lënë jetimë, për asnjë arsye në botë. Në të njëjtën kohë ai me shumë dhembshuri e ka interpretuar dhe realizuar këtë projekt në përkrahje të jetimëve që çdo ditë të jenë sa më pak ato që braktisen nga prindërit. Realizimi i këngës është bërë në bashkëpunim me Arti-Rec Music, teksti Genti nga ImperiAlb, mix master nga DonGima studio & për videoklipin është kujdesur produksioni DArt Channel. Skenat e video-spotit janë bërë në Shqipëri.
Ai po punon fort për sukses dhe profesionalizëm dhe është duke punuar në projektet e radhës. Mësojmë se ai po përgatit një këngë të re ku ai do të jetë autor i tekstit, e cila pritet shumë shpejt të dalë në treg dhe gjithashtu punimi i një albumi.