Gentian Gojani filloi shkollën e muzikës në moshën 8 vjeqare në instrumentin e kitarës në "Prenk Jakova" në Gjakovë, pastaj kreu shkollën e mesme në Gjimnazin "Hajdar Dushi" për të vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës dega e Solo Këndimit. Gentian Gojani është fitues i Polifest 2005, Zambaku i Prizrenit 2006 dhe pjesmarres i shumë festivaleve si Kënga Magjike, Nota Fest, etj. Sot Gentian Gojani është mjaft i kërkuar në Kosovë sidomos në darsma dhe ahengje familjare, Orkestri i njohur Akord është mbrapa suksesit të tij për angazhimet e të gjitha darsmave.