Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ti Je Gjdo Stin Per Mua

Se me lule qenka pranvera
e me shi tek qenka vjeshta
un pa ty sjam asnje stin
nuk jetoj jam si jetim

zogu ne dege sa bukur kendon
muzik e dhimbshme mua me tingellon
shikoj me larg e shoh gjelbrime
e perpara meje shfaqen ca kujtime

e kaloj stinen pranveren e bukur
e brenda ne vete ndihem shum i strukur
tash po kalojn edhe stinet e tjera
sikur ca fleta qe shpejt i fryen era

shoh njerez te gezuar
shoh pellumbat e paqes
por me pas shoh nje dry
qelesi me ka humbur e ti je aty

sa fjal ndegjoj perreth
sa figura plot me shprese
pasqyres i afrohem
shfaqem si njeri pa jete

me mungon! them me vete
pastaj qendroj nje koh ne vetmi
afer meje ne pasqyr
te shikoj drejt e ne sy

qaj me lot e di qe nuk flet
zemer e plagosur ketu te therret
me tutje nuk vazhdoj zemra sma lejon
vrapoj dhe largohem larg nga ajo dhom

lutjet brenda meje nuk realizohen
gabimet qe kisha bere dot nuk po shkatrrohen
kujtimet e bukura smund ti shlyej nga koka
dashurin per ty le ta di e gjith bota

e di smund ta them qe tash me ke len
largoj shkatrroj gjdo gje afer qe kem
mendoj te vras mendimet brenda ne mua
me mundon zeri yt kur me thoje te dua

ta them me fjal jo smund te flas
emrin tend qe e thoja me nuk e therras.

- poezi nga Gentinikqi


- U dërgua nga Gentinikqi -
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim