TEKSTESHQIP
Gerald Celibashi - Më Shiko Në Sy
Gerald Celibashi
Më Shiko Në Sy

Për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues Elios Shuli, baza instrumentale është përshtatur nga Ked Beats, ndërsa studio producentët është Kejdi Musta.
 Të gjithë i kemi menduar dashuritë e vjetra në ëndrra dhe kur jemi ndjerë vetëm. Zëri i ngrohtë i Geraldit, na solli emocionin e puthjes së parë, momentit kur i thamë dikujt “Të dua”. Po ju, a do t’a shikonit në sy dashurinë e jetës suaj?
Teksti :: Song Lyrics
Emrin m’a kujto një minutë.
M’a shkruj’ në trup, le t’a kem unë, nga ti.
As në ëndërr, buza jote më s’më puth.
Mungon shumë.

Kush më pa të tha, se po ia dal pa ty.
Më pyt’ mu’, unë prapë të du’ k’tu.

REFRENI:
Ndalu zemër, më shiko në sy.
Kush jam unë, kur s’të kam ty?
Kush je ti, pa dashuri?
Ndalu zemër, të t’shikoj në sy.
Veten time shoh aty.
Po i thua lamtumirë.
Ndalu zemër, në sy të t’shikoj.
Do jetojmë në tjetër kohë,
E prapë do them, sytë t’i njoh.
Ndalu zemër në sy më shiko.
A do më dush’ kur t’mos jem mo’?
Mbylli sytë, e ma trego.

Veten time e shita pikë për pikë,
E sot ngjaj me ty, humbur në vetmi.
Pse, e mohove, e mohove këtë njeri?
Ku je ti?!

Kush më pa të tha, se po ia dal pa ty.
Më pyt’ mu’, unë prapë të du’ k’tu.

REFRENI:
Ndalu zemër, më shiko në sy.
Kush jam unë, kur s’të kam ty?
Kush je ti, pa dashuri?
Ndalu zemër, të t’shikoj në sy.
Veten time shoh aty.
Po i thua lamtumirë.
Ndalu zemër, në sy të t’shikoj.
Do jetojmë në tjetër kohë,
E prapë do them, sytë t’i njoh.
Ndalu zemër në sy më shiko.
A do më dush’ kur t’mos jem mo’?
Mbylli sytë, e ma trego.
Komente 0