TEKSTESHQIP

(1888-1970)

Biografia
Giuseppe Ungaretti (Aleksandri, 8 shkurt 1888 - Milano, 1 qershor 1970) ka qenë poet, shkrimtar, përkthyes dhe akademik italian. Ai lindi në Aleksandri të Egjiptit, në mëhallën periferike Muharrem Bej, më 8 shkurt 1888 (por u raportua se lindi më 10 shkurt, datë të cilën festoi saora si ditëlindjen e vet) nga prindër italianë me prejardhje nga Lucca. I ati, Antonio Ungaretti (1842-1890) ishte punëtor, i punësuar në gërmimet e kanalit të Suezit, dhe vdiq dy vite pas lindjes së poetit të ardshëm për shkak të idropizisë. E ëma, Maria Lunardini (1850-1926) vazhdoi duke mbajtur furrën që kishte në pronësi, duke i mundësuar studimet të birit, i cili mundi të regjistrohej në njërën prej shkollave më prestigjioze të Aleksandrisë, zviceranja École Suisse Jacot. Figurës së të ëmës i kushtoi poezinë La madre, katër vite pasi ajo i kishte vdekur, më 1930.
Komente 0