Giuseppe Ungaretti Poezi
Giuseppe Ungaretti

Lumenjtë

Mbahem në këtë pemë të gjymtuar
braktisur në këtë luginë
që ka trishtimin
e një cirku të zbrazët
para o mbas shfaqjes
dhe vrojtoj
pamjen e qetë
të reve që kalojnë mbi hënë.
U shtriva këtë mëngjes mbi ujë
ngjaja si në një vazo hiri funeral
dhe u preha
si një relikt.
Isonzo duke rrjedhur
më limonte
si një gur të tij.
Trupin tim të lodhur e të dobët
ngrita dhe u largova
duke ecur me vështirësi
mbi ujë duke kaluar
gurët e lumit si një akrobat.
U struka
pranë rrobave të mia
të pista nga lufta
dhe u përkula
për të marrë diellin
sikur të isha një beduin.
Ky është Isonzo
këtu më mire
veten kam njohur
si një pjesë të vogël, të bindur
tërësisë, universit.
Mundimi im është
të mos arrij të degjohem
në harmoni me
krejt këtë të gjithën.
Por këto duar të fshehta
të Isonzos
që më shtrengojnë në ujë
më dhurojnë
një lumturi
të rrallë.
Kam kaluar në kujtesë
momentet
e jetës sime.
Janë lumenjtë e mi
në këtë udhëtim.
Ky është Serchio
te cilit i kanë marrë ujin
2000 vjet ndoshta të parët e mi
njerëz të thjeshtë
e babai e nëna ime.
Ky është Nili
që më ka parë
të lind, të rritem,
të flakërohem nga pasionet djaloshare
në rrafshet e gjëra.
Kjo është Senna
në ujërat e saj të turbullta
jam ripërzjerë
e njohur.
Këto janë lumenjtë e mi
kujtuar nga kontakti me Isonzo.
Ky është malli im
që në çdonjërin prej tyre
shfaqet
tashmë që
terri i luftës
si një zemër luleje mbështillet
rreth jetës sime.

- Poezi nga Giuseppe Ungaretti



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0