Kuvendi I Berlinit

Deh! oj, Zane, ty t'kjosha true!
a thue din ti me m'kallxue
se c'ka ndjeje tue bumbullue
andej larg kah Rumelia
ka' ajo Plevna e Bullgaria?
A kjene topa a vec kjene gjame
qi u dridh toka ashtu nen kambe?
Besa, jo, pra nuk kjene gjame
qi u dridh toka ashtu nder kambe
por kjene topat e Rusise
kjene havanet e Turqise
qi humb'lluen fushes s'Rumelise
nate e dite tue rrah pada,
Rumelise t'tane n'gjak tue e la
kah na u pre Turku me Shkja
me Moskov Turku ka'u pre
Rrembei gjaku shkulm mbi dhe
si mjere zemra e atyne nanave
qi i pa'n djelmte atyre anave
perse kryet nen gryke t'havaneve
kur te rrahin keta batare
s'i ban njeri, jo, nji pare
bre ma zi edhe e pat per t'ndodhe
pse tue u rrase kje Shkjau n'Stambolle
me zhbi Mbretin n'post te vet
vec se u rane Krajlat ndermjet
edhe pushka tashi prani.
Sot t'shtate krajlat e Sullatani
n'ate Berlin na jane bashkue
na kane nise me bisedue
se si punen me e vendue
per me vu paqe dhe bese
per me shue lufte e ngatrrese
zemer t'keqe, meni e rese
tue ngule gure, tue ngule kufi
per gjith vend, per gjith mbretni
gjate Ballkanit n'Dete te Zi.
Por tue kene se bese e fe
nuk po kisht', jo, sot mbi dhe
e se i froti n'arme mberthye
ai po kisht', gjithmone arsye
un tue pas jam, ketu do frige
se na bine ndo' i pune e lige
per Shqipni e per Shqiptare
ke keta s'kane miq as kumbare
qi me fole per ta nji fjale
qi me hy aty zot me u dale.
Pse edhe qe, qaj Knjaz Nikollla
leshue dollamen pola-pola
e me ' i struge te gjane dy pellambe
me'i kosh rrethe neper kambe
shkye shllvaresh mbi kupe te gjunit
me iu dhimbe gurit e drunit
ai po e del Krajlave para
e me fjale dokrra t'mbara
po ia nise aty me kja
se ai toke buke nuk po ka
bjeshke e verri se ati' i jane tha
i jane tha e i jane shkumbue
te tane shkam e rrase lemue
pa nji kallze, pa nji shkop druje
se qi pop'lli rreshkun uje
asht ka' i del prej Cernagore
po s'iu leshue nji toke gratcore
si bjen fjala, toka arbnore.
Toka arbnore, toke me name
(ble me pash e shite me pllambe
pashi argjand, pellamba flori)
n'dac ne bjeshke, e n'dac verri
n'dac per hen e n'dac per dhi
si per buke, si per tagji
si per pune, si per tregti.
Edhe Krajlat po e ndigjojne
po e ndigjojne as s'po e qortojne
vec se bashke me mbret t'Stambolles
po na i apin dore Nikollles
me marre Plave, me marre Gusi
me marre Shkodren me Malsi
der' ku ndan vendi me Dri;
si ate Zoti ma marrofte
Mbret, a Krajl, a kushdo kjofte
qi vu dore n'leter ma i pari
vendit t'vet me dale Shqiptari
ase rob me ndjeje nen Shkja
page e t'dheta atij me i la!
Se per Zotin, - kjofte levdu!-
per pa u ba gjaku der' n'gju
kurr Shqipnine s'kemi per t'a lshu.
Se kur t'merret, valle Shqipnia
flake do t'ndezet rrokullia
e do t'binden fiset t'tana
kah bjen dielli e kah bjen hana.

Gjaku i jone, po ka me velue
nama e jone, po, ka me velue
ka me i shkue n'vesh Perendise
edhe i Lumi, n'fryme t'idhnise
n'vend Europen ka me e vra
te tane n'gjak ka per ta la.
Kur ka ndie qaj Knjaz Nikolla
se ati' Europa edhe Stambolla
dore i dhankan mbi Shqipni
me dale cubi nji zotni
vu "kapicen" n'njanin sy
se c'a' hjedhe e c'ka lodrue
se ' edhe kanges c'ia ka fillue
porsi krushku tue vallezue!
Lum e lum, po, i biri Shkines
se nder kesolla te Cetines
n'ato kohe qi kane me ardhe
ka me ngrane ai buke te bardhe
ka me zi' ai mish tarocit
ka me pi, po, vene prej pocit
n'te dy faqet me i plase gjaku
kacandre me i ndeje mustaku.
Ne Cetine mandej ka dale
Pal Milanit i ka cue fjale
more Pal, more ti djale
nje sahat mos t'bajsh me u ndale
por flu ' tro si gjeracina
edhe pa eja ka Cetina
pse due t'ap un ty nji ushtri
pse taborre djelm te ri
t'tane sokola, le n'Mal te Zi
per me i qite un n'ate Shqipni
n'Hot e n'Grude, n'Plave e Gusi
e ato vende me m'i shtrue
se ato krajlat m'i dhane mue
me shkele m'to gjithsi te due.
E mandej, si per nji jave
t'm'i keshe shtrue Gusi e Plave
n'beh t' m ' i biesh Lekeve t' malesise
si njaj ujku prej pusise
e me shpate e me konop
te m'i bajsh mue Leket per shkop
edhe vendin gjane e gjate
t'ma pushtojsh der' n Perrue te Thate.
Pse, si shtrue ta kene Malsine
t'keme marre Plaven e Gusine
atehere na po t'rras'na n'Shkoder
tue luejte valle e tue kecye loder
si ata mazat neper lame
po na hi kund ferre ne kambe.
pal milani thote nji fjale:
njeksaj pune a' veshtire me i dale
se p'r'i jave s'shtrohet Malesia
as me pushke s'meret Shqipnia.
Venu shej, po, fjaleve t'mia
e mos nguc grethat me krande
perse nguce te zezen tande
pse edhe jashte n'kete pune ke marre
per pa t'pase kush gjak as varre
nuk thote Zoti, as s'e ep kanuni
ne vend t'huej ne zjarm me rrane
me i ra detit ane e m'ane
se n'fjale tande atje do t'vete
por n ' Shqipni, besa, s'mund t'vete.
Qeshi Knjazi vesh e m'vesh
se ti s'kenke- o burre prej nesh
kenke burre vec me ngrane pershesh
cese ia nise me m'predikue
thue se' i grue vete kam qillue
qi me u trembe prej fjaleve t'hueja.
Jo, po, mire do t'isht per ty
kamalaf me vu ne kry
me leshue mjekren der nen gji
e me dale pop ti n'mal t'Zi
per mos dac ti n'shpi me shkue
me ngjite furken porsi grue
e aty n'dere, ndeje mbi ndo' i k'rroqe
me tjere n'bosht me t'ande shoqe
tue u xe me ta n'shulla
se per lufte s'u dashtke gja.
sa per lufte asht Mark Milani
burre si motit, trim si luani
qi edhe ushtrise ka per t'm'i pri
per me shtrue Plave e Gusi
per me shkele Leke e Malsi
Edhe Shkodren mbrende me i hi
me i hi mbrenda me bajrak
me e ba Shkodren Kradak.
keshtu tha Knjazi e leshoi kushtrimen
per me mbeledhe n'ushtri burrnimin.
Pingroi Zana neper molla
hajde, hajde! or, Knjaz Nikolla
se pak gjate je shty me fjale
se vjen moti per kadale
se s'din njeri ku mund t'dale
po kjo' imend se leshon ai vrapin
ma te madh se ta kete hapin
si, me gjase, ti don me e leshue
cese nder mend ty t'asht ngujue
ne gasi nji ushtri me cue
Shqiptarine nji here pa e pevete
a thue e leshon Gusine e shkrete
a thue e leshon Malsine e ngrate
per pa i shpraze dy pushke m'te thate.
Me Shqiptare, more Nikolle
mundet njeri ngusht me ndodhe
po s'u shkoi ai mbrende per mik
se ata le kishin celik
e vu sy kishin me deke
m'erz a m'toke me pase me i preke
s'ka shka ban nder t'a i huej!
se ata gjalle s'i shtrohen kuje
n'dashte t'jete Knjaz, a n'dashte t'jete Mbret
se ata Mbret po ishin n'dhe t'vet
fort gabon kush i gerget!

- poezi nga Gjergj Fishta


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  2 / Votuan:  4