Më mbaj mend (për 1 muaj)

Mehmet Ali Pasha

Po rreh teli i vilajetit
kush a Krye e Bajraktar
kush a ' beg e shpi e pare
m'Kacanik e del n'Qafe t'Diellit
hiq e eja ne Gjakove
pse ka ardhe nji Pashe i ri
e ka ' i fjale te madhefort
me ua thane Kreneve te Shqipnise
te konaku i Abdullah Drenit.
Shkuen tri dite e shkuen tri net
edhe krenet behen n'Gjakove.
Njani beg e tjetri age
kussh Vojdove, kush Bajraktar
U kane pri nja dy zotni
Ali Pasha e Haxhi Zeka
burra lidhe me bese shqiptare
si dy plumbe n'"xheverdare"
fille te Pasha kane hi
Ata mire i ka prite Pasha
U ka qite dihan e kafe
i ka pevete per rob e shpi
e per treg e per bujqesi
per mehmure e veqilade
se si shkohej n'kete dhe jeta
se a po kisht' me se m'u rrnue.
Qatje vone po zen e thote:
Baba Mbret u ban "selam"
se ai ju u ka, po, hajmali
hajmali bajtun nen sjetull
u ruen porsi sy 'n ne vetull
Vecse erdhen mote t'veshtira
si per Mbret ashtu per krajla...
Ele ma qaj Knjaz Nikolla
nuk po i sheh kund maje vetit,
ke ka ngele n'krepa t'Cetines
pip i lemuet, pa gja mbas shpirtit
me iu dhimbte gurit e drunit.
Prandaj krajlat jane mendue
jane mendue e kane pleqnue
me iu lute Mbretit t'Stambolles
qi t'ia leshojne kund kah Shqipnia
ndo' i grime djerr, ndo'i pellambe toke buke,
sa me pase ku me gjallisun
pse, vellahi! ngusht ka ra.
Edhe Mbreti, iu rrite jeta!
e ka ba me mend pleqni
me ia leshue Malit te Zi
Hot e Grude, Plave e Gusi...
Pasha Zotin! ka gabue
xu Ali Pasha tu u idhnue
se kjo pune qi s'bahet kurre
se gja e shkrete s'ka mbete Shqipnia
qi me u dhane "bakshish" nder krajla.
Shqipnine Mbreti s'e ka shtrue
me arme n'dore, si viset tjera
tjera vise te Ballkanit
por ortak u ba ai me ne
tue u lidhe me bese e fe
se ai Shqipnine e njeh Shqipni
se s'na lot kanu'n e t'Pareve
se s'na preke nder toka tona
e se na atij i shkojme n'ushtri
kurdo lufte t'i qese anmiku.
Na edhe besen ia kemi majtun
ku ka thane kemi shkue
se n'Jemen na keme luftue
me Junan na jemi pre
jemi gri me Arme e Shkje
pa nji t'mire, o Zot, per veti
se ketu s'ke kurrgja per smbari
vendi e gjindja leshue pa zot
hajni e cubi ndeje mbi post
i pafaji vjerre n'konop;
gjaja hupe nder thonj t' "urtatit";
erzi i burrit per dy parekryet e burrit p'r'i cingare
e sot dashtka baba Mbret
me Shqipni me ba ai ndere
tue ' i shporte fiqsh kjo ka qillue
ani kuje? Malit te Zi!...
A din shka, ti Pasha i Mbretit?
Ngarko raqet per Stambolle
se ky, po asht nji vend i eger
e po t'njitet kund ndo' i ferre...
Sa per caqe te Shqipnise
keto kahere kane vendue
i ka ngule shpata e Shqiptarit
e njaj Knjaz i Malit te Zi
s'ka me i shkule, mor' pasha Zotin!
me iu ba dhambi sa derrit.
C'ka qite pasha edhe i ka thane
se ti kenke ' i Arnaut i cmendun
dalun Dinit edhe Imanit
pse keshtu Turku, bre! Nuk flet
Ani kush "ortak" me Mbretin...
Do kocake, do cuba malit,
per t'u vjerre te gjith' n'konop.
Haps, bre! Derrat ketu me i ba
pse mos t'isht' Mbreti i Stambolles
dielli drite s'kishte me leshue
e as s'merr fryme krajl permbi dhe;
jo ma "ortak" Mbreti me u ba
me maloke, cuba shqiptare...
S'ka shqiptare as s'ka Shqipni
vec ka Allah, Mbret e Turqi!
Vrik ka hi caushi i zaptive
e i ka reshe burrat perpara
si bariu qi rashe bagetine
kur prej mbramjet dredhe kah shpia
edhe n'burg, ku lidhet kali,
i ka ndry Krenet e Shqipnise.
Pune e keqe, pasha buken:
s'asht per burra hapsi as shkopi
per ta a' shpata ase konopi.
por se shka se puna e keqe
ajo vjen, po, tue u shtue
nese curril e bahet perrue.
Prandej Pasha ka gabue
haps me i ba Krenet e Shqipnise
perse toka nuk pat plasun
qi me qite vetit mbi dhe
e kurrkush mos me u ra mbrapa
por kane gjind e kane robni
porne fis e kane vllazni
e ata gjinde e ai fisi i tyne
thone, s'ia barin t'keqen kuje.
keshtu qi Mehmet Ali Pasha
ku me ra, thom, nji dite ngusht
ka me kape ai kryet grusht
per shka bani n'Krene t'Shqipnise
Pse t'bjere ngusht nji Pashe i Mbretit
ka ndo' i send e s'ka ndo'i send
vec un drue p'r' Abdullah Drenin
qi tue mbajte asht gjarpnin n'gji
cese i ka vojte Pasha mik
mbrende t'u erre e mbrene tue zbardhe
tue u kenelle me buke te tij
dreke e darke ka nji ferlik
cile e zamer ka ' i "misnik"
"gjak e vjame" der' nkupe te gjunit
buke Shqiptarit mbas kanunit
un po drue se Abdullah Drenit
nper ate mik, qi mban te shpia
munt t'na i bije ndo' i pune e keqe
perse bese un s'munt t'a xa
se nuk lot Shqipnia e Eper
se s'po lot Shqipnia e eper
per me i peshtue ata Krenet e vet
per me ba qi ai Pasha i Mbretit
fort te bindet prej vetvetit
per shka bani n'krenet t'Shqipnise
Po, per shka se Abdullah Dreni
veshtire se len m'ia shkerrye kush mikun
a'i Gjakovas, nuk ban marre
pse edhe e ka pushken zanate
Prandej, thom, se nuk do t' ngjase
e n'Gjakove rrebte do t'kersase
psehalise iu dha kushtrimi
m'Kacanik e del n'Qafe t'Diellit
cmerr prej Sharit n'Buletin
me rra turr n'pazare t'Gjakoves
tym per shpi ka ' i burrne me arme
E t'ka rra Peje e Rugove
ka leshue Gash ' ka leshue Krasniqe
asht dynde Plava me Gusi
e t'kane dale n'ate fushe t'Gjakoves
porsi miza per kercune.
Ani shane s'largu anmiku
se kurr bashke s'bahen Shqiptaret!
Preki' i her ti n'toke te Pareve
preki ' i here ti n'erz te fisit
edhe ty kane me t'diftue
se si dijne keta me u bashkue
se si bijne keta n'shpine t'anmikut
thue a ' ajo lava e kacanikut
kur ne Shendre ta foroje zia.
Qe edhe pasha Mehmet Pasha
pat mendue n'Stamboll me veti
se Shqiptaret n'godi s'mund t'bi'n
porse tash qi a' ai vete tue pa
se si behi pika e djalit
m'ato rranzat e Gjakoves
ia ka vu, po, gishtin krese
e ka nise ai me u pendue
per shka bani n'Krenet t'Shqipnise.
Valle, po i thote Abdullah Drenit
shka ka rra sot gjith ky njeri?
a jane krushq ardhun per nuse?
A jane axhamite e Mbretit
qi po shkojne me u veshe nizame?
Tungjatjeta, po i thote Duli
as sjane krushq ardhun per nuse
as s'jane azhamite e Mbretit
qi po shkojne me u veshe nizame
por jane djelmte e Shqipnise s'Eper
qi kane ardh me fole me ty
per do Krene, qi t'kane pase nisun
e qi kthye s'u kane ke shpia.
asht vra Pasha kur ka ndie
se atij mendja s'ia pat pre
qi n'Shqipni aq njeri peshtjellet
per t'rane mbrapa puneve t'veta
Shka i tha, atehere, caushit t'zaptive?
Shpejt me i leshue Krenet e Shqipnise
perse... fale i paska Mbreti
edhe Krenet i kane dale prej burgut
e pa lype n'Pashe me u pjeke
fille kane vojte n'ate fushe t'Gjakoves
ku kane mbeledhe haline n'kuvend
e kane nise te bisedojne
si t'ia bajme e tek t'ia bajme
se ne Mbreti na ka shitun
na ka shitun Malit te Zi
per nji rrotull gurabi.
E ky Pasha, Mehmet Pasha
ky edhe ardhka prej Stambollet
per me i dhanun Knjazit dore
n'Hot e n'grude, n'Plave e Gusi
T'tane halia thote nji fjale
se Shqipnine s'e leshojme per t'gjalle
se na desim t'gjith si kemi
e n'dore Knjazit nuk i vemi
se edhe pashen e Stambolles
ketu e duem, m'ia ba ne gjyqin
ta marre vesht Krajl e Mbret
se Shqipnine kush s'na e perket!
Haxji Zeka atehere asht cue
ka marre fjalen t'kuvendoje
Dere ne za asht shpia e drenit
ku han buke i verbte e i shkrepte
edhe trim asht Abdullah Begu
mire asht lajmin, thom, m'ia cue
e na leshon pashen n'dore gjalle
e ia lype Shqipnise per mik.
Burre i urte ky Haxhi Zeka
burre i urte e flet arsye
pse s'i pritet miku kuje
n'dashte Shqiptare, n'dashte njeri i huej
pa e ba dert ke zot i shpise
Ka shkue lajmi n'dere te begut
e i ka thane Abdullah begut
ti qi je Abdullah begu
falemeshendet po t'con halia
nji murtat qi ke te shpia
a thue ba n'dore me na leshue
perse e keme nji gjyqe me te.
Ka qite begu edhe i ka then:
se asht murtat, se s'asht murtat
ku ta dije kete pune i mjeri
pse, vallahi, pervete s'e kam.
Kete zanat s'm'a ka lane baba
me i pervete miqte un se shka jane
se shka jane e shka nuk jane
se kah vijne e se kah shkojne
shka punojne e sa rrugojne.
Vec, po, ' i pune baba m'ka mesue
miqte per t'gjalle un mos me i leshue
Po t'me lype halia mue
gjithku e kam un gjane e babes
po ia leshoj t'eger e t'bute
po i leshoj token me gjithe shpi
po i leshoj plemet me tagji
po i leshoj vathen me bageti
dhen e dhi un po ia fali
erz, e shpirte, e mik s'e fali:
Asht cue lajmi edhe ka shkue
begu n'kulle mire asht ngujue
me miq t'vet e pesedhete Fanda
t'zotet me bre hekur me dhambe
mjaft me thane njaj Oshi i Nuros
qi po kish', po, nja tri zemra
e po kisht' synin rr'fe
qi s'la Pashe me thye kanunin
qi s'la beg me fike katundin
nuk la age me ba placke grunin.
Valle, c'ka thane hoxhe Korenica
Pa ndigjo, ti Osho i Nuros
qi je Fande e ha kuvend
edhe din si hece kanuni
a m'i thue ati' Abdullah Drenit
le t'na leshoje Pashen e Mbretit
le t'na leshoje Mehmet Murtatin
pse per mik hazmin e vendit
nuk e xen kanuja e Malve!
Oshi i Nuros m'ate frangi
se, manat, hoxhe efendi
mue ketu begu s'me ka pru
me prite peng, me da kanu
mbasi as doke s'po isht' n ' Shqipni
me lype mikun me pleqni
por me pushke, barut te zi.
Vec se shka, si m'duket mue
per Shqiptare kund gjase nuk ka
mikun shoqit me ia nga
pse fale njeri tate e vella
fale te shame e fale te rame
por jo mikun n'buke e krype
s'e ban as Dulo dreni
qi bjen n'zjarrm e qi bjen n'uje
edhe mikun s'ia fale kuje
si tash huta te difton.
Edhe "huta" bani e "bam"
Lum e lum per t'Madhin Zot
kur ka krise "huta" e Oshit
se c'ka ushtue Suka e Cabratit
se c'asht dridhe qaj Gramoleci
se edhe lufta c'asht ndeze zhari
me Shqiptare t'u vra Shqiptari
Shqiptaret, po t'u vra n'mjet veti
per nji Pashe qi cueka Mbreti
Eh! ate Zoti ma marrofte!
Perse i huej, kushdo qi kojfte
ai gjithmone a agur i zi
per te mjeren Shqiperi
si njaj korbi qi ndjellezi.
A s'e' i here, se e zeze nji prove
asht t'u reshe sot mbi Gjakove
neper shkak t'nji njeri t'huej
qi vec dam se ' i t'mire s'suell kuje?
Keq nper te Shqiptaret ngaterrue
m'shoqisho'in keta m'arme kane leshue
ai ta vras pashen e Mbretit
ky ta peshtoj Pashen e Mbretit
Njani thote" me ka ra mik
tjetri thote: e kam anmik
edhe thejne per te rradaket
si t'i'n poca e kunguj Vraket
si mo' Zot, ma keq per ne
qi n'vend t'lidhim bese a fe
me u vra na me Turk e Shkja
jete e Atdhe qi na kane tha
coh'na e vrit'na vella me vella!
Keq asht mikun m'ia pre kuje
keq asht lajmin m'ia nga kuje
s'bje'n faj lajmi, as gjobe nuk lane
por ma keq asht me vra vellane.
Prandej keq a' e si a m'a zi
keshtu Shqiptaret sot me u perzi
e me u gri keta ndermjet veti
per nji pashe qe cueka Mbreti
per nji Pashe p'r'i njeri t'huej
qi vec dam se t'mire s'suell kuje
Pse edhe, besa, asht ba shume gjak
kane mbete gjindja nper sokak
nper sokak e mbi cardak
mjaft me thane se ai Osho i Nuros
nper ato frangjia t'kulles
njiqind vete, po, me te njehun
me dore t'vet i bani t'dekun
per t'peshtue jeten nji "halldupi"
ndoshta rode magjupit!...
Plot tri dite e rafsh tri net
krisi pushka nper qytet
der' qi zmbramit kulla u muer
e u vra pasha, mbeshile ne kjuer.
Sa per Pashen, drejte po u tham
kurrnji grime un dert s'po kam
s'po kam dert as sm'vjen e veshtire
t'i'n kene dy edhe fort ma mire
vec un kjaj Abdullah drenin
Shaqir Currin, Ram Rustenin
edhe kjaj Oshin e Nuros
qi per mik e shkrine vetin
si zanat qi e ka Shqipnia.
Atehere tok asht mbeledhe halia
edhe fjale mbratit ka cue:
Pa ndigjo, ti lala Mbret
shka po t'thote halia e Kosoves
se ta cojsh ndo'Pash n'Shqipni
per t'ia dredhe lakun bakeqit
per t'ia shtruem udhen shtegtarit
e per t'cile kishe e xhami
per "dintare" e 'kryqali"
ani shka, mundesh m'e cue
pse ende doret s't'kemi dalun
Por, sa per me da Shqipnine
e Nukolles m'ia cue "pashqesh"
pasja Zotin!Lala Mbret
nuk pse cone Pashen n'kete dhe
pse ta vrasim, pa dy fjale
si t'keme vra Mehmet Aline
Lajmi s'vritet, thote kanuja
por na ty nuk kemi ku t'marrim
do t'vrasim veqilat t'u
po vune dore keta me na shite
a "bakshish" me na dhane t'huejve.
Kur ka vojte fjala nper krajla
se shka bane Shqiptaret n'Gjakove
po ky komb, kane thane, valle! "V'kenka?
C'kenka, valle, ky komb Shqiptar
qi ' grusht njerez, t' vobeget tue kene
( fare e fis t'cilve s'u dihet
e as emnin na ndie s'ua kemi)
guzojne t'thejne fjalen e Krajlavee
edhe ate t'Mbret t'Stambolles?
Te ura e RRzhanices

Riza Pasha del n'kala
"Madhi Zot, se shka me pa!
'fort mjegull paska ra
n'ate Rrzhanice,nen Podgorice
S'ka me ngajte e do t'bjere shi
kazne e madhe per bujqsi!"
T'u ngjatjeta i thote Myftiu
s'ka ra njeg' lla kah Malsia
kah Rrzhanica e Podgorica
por asht cue tymi i barotit
djalmte e Grudes e Leket e Hotit
kah luftojne me Mal te Zi
qi ka dyndun top e ushtri
me hij mbrenda ne Malsi
Mark Milani na u ka pri.
Po ; sot n'nadje kur ka ague
Mark Milani i trim drangue
tue i hype gjokut n'pulla shkrue
burizanin ai ka urdhnue
bje burise e t'dale ushtria
edhe t ' niset kah Malsia.
Krisi lodra edhe buria
edhe n'kambe ia ban ushtria
e u rreshtue per fushe t ' mejdanit
pora kalit t' Mark Milanit.
Atehere Marku xu mbi kale
"Pa ndigjonje, o djelm, nji fjale
sot n'Malsi na kem me dale
pse e dau Rus' ja n'pleq t'Berlines
me ia leshue Knjazit t'Cetines
Hot e Grude, Plave e Gusi.
E na sot, qe jem, shtrengue
keto male me i pushtue.
Por se shka? nji pune po drue
se pa gjak nuk kane me u leshue.
Pra, t 'gatohi me qindrue
pse kem' lufte me trima rr'fe
t'cilt per Atme edhe per fe
e bajne e bajne deken si me le.
Por, ne kjoshi, o djelmt e mi
t'bijte e atyne qi n'mal t'Zi
kane ruejte fe, kane ruejte liri
tue luftue si shqipe t 'lehta
n'krepa tone per sa qindvjeta
a ju mbrana n'Hot do t' mrrini
Malsise mbrena do t'hini.
Do ta ngulni n'Hot bajrakun
do ta zbardhni karadakun.
Urra djelm, eh, u dhashte e mbara!
perse fati na hece para!
Keshtu u tha Marku e ra buria
edhe u nis per ne Hot ushtria.
Ehi, moj Zane, ty, t'kjosha true!
A thue din ti me m'kallzue
se sa ushtare ka Mark Milani
si ia quen Vojvodat zani?
Pse s'ta njoh asnji per be
un Shqiptar ata jane Shkje
ne na dane nji gjak e 'i fe,
n' meni t'shoshoqit kemi le:
keme ndermjet nj qielle e' i dhe!...

- poezi nga Gjergj Fishta


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Komente mbi këtë krijim