Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hija E Tanushes

…E un Tanushën vetë e ko’ pa,
Kur kem’ pasë besë me krajli.
Gja ma t’mirë s’shef nieri nën ket’ diell!
Vetulla e saj ndrejt si fiskaja,
Shteku i ballit si shteku i malit,
Kur merr hana me prendue,
Syni i saj si kokrra e qershis,
E ka qerpikun si krahi dallndyshës,
Ftyra e saj si kuqet molla n’degë,
Hunda ndrejt si kalemi i Tushës,
Goja e vogël si lula qi shpërthen,
Dhamët e bardhë si gurzit e lumit,
Fill mbas shiut kur po i shndritë dielli.
Qafa e saj si qafa e pllumbit,
Shtati i saj si ‘i shtat çetinet,
Misht e dorës porsi rremi i shemshirit.

- poezi nga Gjergj Fishta


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet