TEKSTESHQIP

Kachinari
Dua
Lyrics

ENDEMI NË DËSHPËRIM,
NA DUHET TË PRANOJMË
PSE NUK KEMI FORCË TA DIMË,
MJAFTON QË TA SHIKOJMË
ME MIJËRA MENDIME VIJNË,
ASNJË NUK KA GUXIM
TË THËRRASË DIÇKA
QË FSHEHUR RRI NË ERRËSIRË
DUKE PRITUR ËSHTË,
NE ATË TA GJEJMË NJË DITË

DUA, RRUGËN TIME TË VAZHDOJ UNË
DUA, JO S’DO MË TREGOJNË ÇFARË ËSHTË PËR
MUA, EDHE NËSE SOT VETËM DO
JEM, FJALËN TIME NESËR DO TA KEM

N’ËNDERRIME FLUTUROJMË,
SHKOJMË PËRHERË DIKU
KOHA PËR T’U ZGJUAR
ËSHTË GJITHMONË TANI, KËTU
ÇDO MINUTË ËSHTË ÇASTI YT,
DËGJO SI TË THËRRET
MOS HARRO SE DITËT SHKOJNË DHE JO,
ASGJË NUK PRET
VETËM TI VENDOS,
FATIN TËND NË KËTË JETË

DUA, RRUGËN TIME TË VAZHDOJ UNË
DUA, JO S’DO MË TREGOJNË ÇFARË ËSHTË PËR
MUA, EDHE NËSE SOT VETËM DO
JEM, FJALËN TIME NESËR DO TA KEM

KOHA VRAPON,
POR KURRË S’ËSHTË VONË
NUK KA ASGJË QË NA NDALON
SI DO TË JETË, PËRPARA SHKO
PA ASNJË PENDESË,
TI ËNDRRËN MOS E LER TË VDESË

DUA, RRUGËN TIME TË VAZHDOJ UNË
DUA, JO S’DO MË TREGOJNË ÇFARË ËSHTË PËR
MUA, EDHE NËSE SOT VETËM DO
JEM, FJALËN TIME NESËR DO TA KEM
INFO
Autor i vijës melodike dhe arranzhues i muzikës është Gjergj Kaçinari.