BIOGRAFIA: Gjergj Kaçinari është një këngëtar, instrumentist dhe autor këngësh i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo rock dhe pop-rock. Me një look ekstravagant dhe një zë unik, kantautori Gjergj Kaçinari, plotëson profilin e tij artistik edhe me zotërimin e disa instrumenteve si: kitarë, kitarë bass, bateri, piano etj. Publikues i një sërë videoklipesh, kryesisht në gjuhën angleze, Gjergj Kaçinari, ka qenë pjesëtar i shumë grupeve muzikore, ku ka eksperimentuar që nga rrymat: blues, country, rock n`roll deri tek hard rock & heavy metal. Zë mjaft i njohur për publikun shqiptar, p...