TEKSTESHQIP
Biografia
Alfred Kacinari eshte kompozitor, orkestrues, dirigjent e muzikant shqiptar shume i njohur per aktivitetin e tij artistik te gjate dhe intensiv. Alfred Kaçinari,i lindur ne Tirane, ka kryer shkollën e mesme me rezulate të shkëlqyera në gjimnazin "Qemal Stafa",Tiranë. Ka përfunduar me rezultate shume te larta studimet universitare në Universitetin e Arteve në Tiranë, i diplomuar në degën e kompozicionit (fakulteti i muzikës). Prej vitit 1993 deri ne vitin 2017 ka punuar në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Këtu ka mbuluar detyra të: redaktorit të muzikës, Drejtor i Departamentit të Programacionit të Radio Tiranës, Drejtor i Departamentit të Krijimtarisë muzikore, Drejtor artistik i Orkestrës Simfonike të RTSH,Producent muzikor, Drejtor Artistik i festivalit "Këngët e Stinës", festivalit " Hit Fest", Konsulent Artistik dhe Drejtor Artistik i disa Festivaleve të Këngës në RTSH, kompozitor, orkestrues e dirigjent ne shume festivale te kenges ne RTSH dhe per shumë vite ka qene një ndër drejtuesit kryesorë të veprimtarive më të spikatura muzikore të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Është një ndër kompozitorët dhe orkestruesit më të shquar dhe aktivë të muzikës së lehtë shqiptare, autor i shumë këngëve,muzike filmi, muzike per teater, qindra orkestrimeve dhe përpunimeve që janë paraqitur në festivalet e veprimtaritë më të dallueshme të muzikës së lehtë shqiptare, dirigjent në shumë festivale te kenges ne RTSH,fitues i shume cmimeve te para e vleresimeve ne festivalet "Kenga magjike", " Polifest", " Showfest'" Notafest", "Festivali i kenges RTSH" drejtues ne shume konkurime e veprimtari të rëndësishme të muzikës shqiptare. Eshtë vlerësuar vazhdimisht nga kritika për profesionalizmin dhe origjinalitetin në krijimtarinë e tij.
Alfred Kacinari eshte nje nder kompozitoret e orkestruesit me te rendesishem qe percaktuan rrugen e re te zhvillimit te muzikes se lehte shqiptare ne ndryshimet rrenjesore qe perfshine artin shqiptar ne vitet `90, eshte nje personalitet qe ka ndikuar fuqimisht me mendimet dhe punen e tij ne zhvillimet muzikore shqiptare. Kacinari eshte gjithashtu nder inisiatoret a pare qe aplikuan teknologjite digitale moderne qe revolucionarizuan konceptin e te menduarit dhe te punes per orkestrimin modern, regjistrimin dhe produksionin ne studio muzikore ne fillimet e viteve `90, duke sjelle nje kercim te madh kualitativ ne zhvillimet e muzikes se lehte shqiptare. Drejtues i shumë veprimtarive të rëndësishme të muzikës së lehtë, ku shquhen festivalet e këngës në RTSH, cikli televiziv " Ethet e se premtes", festivalet " Këngët e Stinës" në RTSH apo sezonet koncertore të Orkestrës Simfonike të RTSH, etj.

Eshte pjesetar prej 5 edicioneve i jurise se spektaklit "Dancing With The Stars Albania" ne Vizion Plus TV, Tirane.
Ka drejtuar si dirigjent i orkestres koncertin madheshtor "Albanian Soul 2017" te violinistin Shkelzen Doli te mbajtur ne sheshin Skenderbej, ne Tirane,ne 23 shtator 2017.

Ne shkurt 2018 ka drejtuar si dirigjent koncertin e 50 vjetorit te aktivitetit te kengetarit Sabri Fejzullahu ne Klan Kosova TV ne Prishtine (Kosove).

Në tetor të vitit 2011 është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë me urdhërin "Naim Frashëri i Artë" me motıvacıonın "për kontribute të veçanta në zhvillimin e muzikës së lehtë shqiptare në drejtimin e kompozimit e orkestrimit duke ndikuar në rritjen e cilësisë artistike dhe përafrimin me prirjet e muzikës bashkëkohore europiane".

Në korrik 2012 është vlerësuar nga këshilli bashkiak i qytetit të Shkodrës me titullin " Mirënjohja e qytetit" për kontributin e tij në zhvillimet muzikore në këtë qytet.
Ne mars te vitit 2017 eshte dekoruar nga presidenti i Republikes se Shqiperise me titullin " Mjeshter i madh" per "kontribute te vecanta ne zhvillimin e muzikes se lehte shqiptare ne drejtımın e kompozımıt e orkestrimit te saj".