TEKSTESHQIP
Gjergj Kaçinari - Në Ëndërr Mbete Ti
Gjergj Kaçinari
Në Ëndërr Mbete Ti

Për komponimin, për fjalët e këngës dhe për okestracionin është përkujdesur vetë këngëtari.
Teksti :: Song Lyrics
Sonte nëpër ëndrra të gjej
I vetëm jam por afër të ndjej
Edhe një herë, ti më sheh
Ti më flet ngadalë
E kur buzëqesh më lë pa fjalë
Heshtur, sytë e mi tek ty i mbaj
Dehur në mendime, nuk kam faj
Si në labirint i humbur jam
E dëshirë të dal, unë jo nuk kam
Sa do doja kohën sot ta ndal

[REF.:]
Ti për mua je
Melodia në këtë jetë
Ti per mua je
Poezia që zemra flet
Oh-oh-ooh-ooh
Në ëndërr jam tani
Oh-oh-ooh-ooh
Në ëndërr mbete ti

Dhe kështu vazhdon kjo natë
Si udhëtarë në këtë rrugë të gjatë
S'e kuptoj, pse akoma në ëndërr jam
E të zgjohem jo nuk dua, kur ty pranë të kam
Të gjithë botën do ta fal

[REF.:]
Ti për mua je
Melodia në këtë jetë
Ti per mua je
Poezia që zemra flet
Oh-oh-ooh-ooh
Në ëndërr jam tani
Oh-oh-ooh-ooh
Në ëndërr mbete ti

Mmm-mmm-mmm
Sonte kohën do ta ndal

[REF.:]
Ti për mua je
Melodia në këtë jеtë
Ti per mua je
Poezia që zеmra flet
Oh-oh-ooh-ooh
Në ëndërr jam tani
Oh-oh-ooh-ooh
Në ëndërr mbete ti

Oh-oh-ooh-ooh
Larg të shoh, e di
Oh-oh-ooh-ooh
Në ëndërr mbete ti
Komente 0