TEKSTESHQIP
Gjergj Kaçinari - Larg Jetës Pa Ty
Gjergj Kaçinari
Larg Jetës Pa Ty

Vijën melodike, tekstin dhe arranzhimin e punoi vetë artisti.
Teksti :: Song Lyrics
Mbylli sytë e më kërko
Në errësirë, me lot të tharë, i ngrirë do t'jem
Në heshtje të thërras, ti më dëgjo
Se nga kjo botë e zbrazët vetëm ti më mbron

Mes nate kërkoj unë dritë nga sytë e tu
T'më djeg' si zjarr, me vete t'më marrë

Eja më rrëmbe në krahët e tu
Të dal nga kjo vetmi
Deri në fund të kohës t'jemi unë e ti
Eja më rrëmbe në krahët e tu
Jo, mos më lër
Më mbaj fort larg jetës pa ty

Sikur ta shihje ve
Do të kuptosh, në zemrën tënde dua përgjithmonë të rri

Mes nate kërkoj unë dritë nga sytë e tu
T'më djeg' si zjarr, me vete t'më marrë

Eja më rrëmbe në krahët e tu
Të dal nga kjo vetmi
Deri në fund të kohës t'jemi unë e ti
Eja më rrëmbe në krahët e tu
Jo, mos më lër
Më mbaj fort larg jetës pa ty

Larg jetës pa ty
Komente 0