Gjergji Mani ka lindur në Korçë më 12 shtator 1990 dhe që në moshë të vogël ka shkelqeur për talentin e tij të veçantë në muzikë dhe aftësitë vokale, gjë që e bëri të dallohej në disa ngjarje muzikore në gjithë vendit. Gjergji ka mbarruar shkollën e muzikës të qytetit të Korçës Tefta Tasko, ndërsa mësuesi i tij i Kantos ishte tenori i njohur i Teatrit të Operas dhe Baletit Gjergj Sulioti. Ai u diplomua me vlerësime të shkëlqyeshme si Tenor nga National University of Music Bucharest dhe menjëherë pushtoi skenat e Rumanisë duke mishëruar veprat kryesore të repertorit botëror Operistik. Ai konsiderohet si tenori mbizotërues shqiptar i brezit të tij në Opera Buffa. është martuar me sopranon rumune Lοnela Mani me të cilën kanë bashkëpunuar shpesh në skenat Operistike dhe jo vetëm. Vlen të theksohet kontributi i tij i çmuar në fushën e kërkimit dhe studimit të muzikës lirike shqiptare dhe muzikës së lehtë patriotike Korçare, ai ka ringjallur disa këngë shqiptare të cilat ishin shumë të suksesshme gjatë shekullit të kaluar. Jeton jashtë vendit por shpesh viziton vendlindjen e tij në Shqipëri për koncerte dhe shfaqje.