Gjira
  • Emri i Vërtetë:
  • Argjiro Kajtazi
  • Vendlindja:
  • Prishtinë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Gjermani 
  • Mosha:
  • 30 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 19 Nentor 1989
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♏ Akrepi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  356
Këndon kryesisht: pop hip-hop

Gjira është këngëtare e njohur. Gjira, është emri artistik i Argjiro Kajtazit, artiste me prejardhje nga Kosova që ka vite që jeton dhe krijon ne Gjermani. Me një përvojë mbi dhjetëvjeçare të kultivuar kryesisht në gjirin familjar, fillimisht me nxitjen dhe përkrahjen e vëllait, Ardianit, dhe motrës Albulena e njohur si Lenaz´beat në kuadër te shtëpisë botuese “Sunny Hill” (në kujtim të Kodrës së diellit, vendi i lindjes së tyre në Prishtinë!), po arrin që përmes këngëve të realizuara kohët e fundit të provokojë një opinion të gjerë muzikë dashes në zhanre të reja te muzikës zbavitëse. Gjira po zotohet që të krijojë një profil të vetin prej këngëtareje e krijueseje autentike e origjinale, ne rrjedhat e muzikës zbavitëse në hapësirën shqiptare. Lidhur me prezantimin e saj më të ri më video-klipin “Ditë e re nafakë e re” me muzikë të Burim Murtezanit dhe me tekst dhe me kompozimin e vijës melodike te këngës nga vetë Gjira, e në bashkë këndim me Ardianin, në realizim të Produkcionit “Sunny Hill”, nga Lenaz´beat, Gjira po shfaqet si një krijuese ambicioze dhe premtuese në botën e muzikës.

Më datë 13 Shkurt 2012, Gjira publikon videoklipin "Fati Ne Fatekeqsi", në bashkëpunim me Ardi Kajtazi.

Në Qershor 2012, Gjira merr pjesë në VFM 2012 me këngën "Çka Po Don Me T'knu Zemër".

Në Tetor 2012, Gjira merr pjesë në Zhurma Show 2012 me këngën "Çka Po Don Me T'knu Zemër".

Më datë 8 Shtator 2013, Gjira publikon videoklipin "Psikopat", në bashkëpunim me Gjiko.

Më datë 8 Shtator 2013, Ardi Kajtazi publikon videoklipin "Pse Kjo Zemer Po M'dhemb?", në bashkëpunim me Gjira.

Më datë 8 Shtator 2013, Gjira publikon videoklipin "Mami S'po Me Len".

Më datë 8 Shtator 2013, Gjira publikon videoklipin "Muzikë Demonstrata".

Më datë 8 Shtator 2013, Gjira publikon videoklipin "Dite E Re Nafak E Re".

Më datë 24 Maj 2014, Gjira publikon videoklipin "Deja Vu", në bashkëpunim me Argjentina Ramosaj. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Gjira u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 14 (2015), Zhurma Show 2014 (2014).

Më datë 30 Qershor 2014, Gjira publikon videoklipin "Oj Kosove Oj Nena Ime".

Më datë 14 Shtator 2014, Gjira publikon videoklipin "Sene T´fëlliqta", në bashkëpunim me Ardi Kajtazi.

Në vitin 2014, Gjira publikon albumin "Dimi E Patika".

Gjira publikon videoklipin "Leje Pas" dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës. Muzika e këngës u punua nga Gjira dhe Big Deal Records.

Gjira ishte shndërruar në një prej repereve më të pëlqyera në vend. Mirëpo menjëherë pas albumit, ajo u tërhoq nga muzika. Më datë 3 Mars 2019, Gjira i është rikthyer projekteve muzikore pas një mungese të gjatë në botën e shoubizit. Duket se artisten nuk e ka ndalur as shtatzënia për të sjell këngën më të re pas një kohe të gjatë para fansave. “Aua”, titullohet kënga më e re e saj, ku në video shfaqet vetëm teksti i projektit muzikor dhe asgjë më tepër. E për tekst të këngës është përkujdesur vetë këngëtarja së bashku me motrën e saj dhe bashkëpunëtoren e shume projekteve, Lena Kajtazi. Ndërsa miksimin e ka bërë Phily.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  saramk    Annonim  

Motra e

Ardi (Ardi Kajtazi)

Motra e

Albulena Kajtazit

Profili

Twitter

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Gjira »