Biografia
Ndërkohë që Gjon ka vazhduar edhe me eksperiencën e tij si pjesë e spektaklit ‘The Voice’ në Francë. Shqiptari përveç se befasoi jurinë tonë, ai ditë më parë kaloi audicionet e fshehta, teksa me zërin dhe performancën e jashtëzakonshme ka lënë pa fjalë anëtarët e jurisë në Francë, gjë që bën të kualifikohet në gjysmëfinalen e "The Voice of France". Në një nga intervistat e tij të fundit Muharremaj ka thënë se "Albania’s got Talent" i ka ndihmuar mjaft shumë e që tashmë si i rritur po kupton më mirë se çfarë po ndodh në "The Voice France".
Më datë 6 Shkurt 2019, Gjon's Tears publikon videoklipin "Babi". Me këtë këngë, Gjon's Tears merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 në vitin 2019.
Më datë 4 Mars 2020, Gjon's Tears publikon videoklipin "Répondez-Moi". Ekipi i realizimit të klipit të këngës "Répondez-moi" donin ta bënin Gjonin të ngjallte emocione: Gjon dëshironte të krijonte botën e tij të kujtimeve, ëndrrave dhe realitetit. Për këtë, Gjoni mori frymëzim nga regjisori i shumë prej filmave të tij të preferuar, Andrei Tarkovsky. Nuk ishte një sfidë e lehtë për artistin 21-vjeçar: "Xhirimet ishin më të vështira sesa pritej sepse ne donim të përdornim elementë të vërtetë për të krijuar shi, dëborë dhe zjarr", tha ai. "Për të kontrolluar zjarrin në skenën e luftës, kemi djegur tetë perde me siguri." Klipi u mbështet nga regjisori Janine Piguet i "lNred Production", Thierry Pradervand (kamera dhe redaktimi) dhe nga familja e tij. Të dy prindërit e tij, si dhe vëllai dhe gjyshja e tij, mund të shihen në videoklipin, i cili u xhirua në Bibliotekën Fribourg, në Zvicër dhe disa vende të tjera.