>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është më prejardhje shqiptare, babai i të cilit është nga Kosova kurse nëna e tij nga Tirana. Gjon Muharremaj për herë të parë ka mahnitur publikun shqiptar në vitin 2011 gjatë pjesëmarrjes në ‘Albania’s Got Talent’. Këngëtari, i cili atëkohë ishte në klasën e gjashtë, e ka befasuar jurinë e spektaklit për talentë me zërin e tij të veçantë dhe mjaft mbresëlënës. Nën përfaqësimin e Armend Rexhepagiqit, Rovena Dilos e Altirit, vogëlushi mori komente mjaft pozitive, të cilët e motivuan për të vazhduar më tej. Megjithatë, ai po vazhdon të jetë i angazhuar në profesionin që ka zgjedhur, ku këtë vit ka publikuar projektin e parë me videoklip të quajtur “Babi”, këngë kjo dedikuar babait të tij. Gjon është shprehur se gjyshi i tij ka qenë shtysa e tij më e madhe që të merrej me muzikë dhe ka punuar shumë që ta bëjë krenar.

Ndërkohë që Gjon ka vazhduar edhe me eksperiencën e tij si pjesë e spektaklit ‘The Voice’ në Francë. Shqiptari përveç se befasoi jurinë tonë, ai ditë më parë kaloi audicionet e fshehta, teksa me zërin dhe performancën e jashtëzakonshme ka lënë pa fjalë anëtarët e jurisë në Francë, gjë që bën të kualifikohet në gjysmëfinalen e “The Voice of France”. Në një nga intervistat e tij të fundit Muharremaj ka thënë se “Albania’s got Talent” i ka ndihmuar mjaft shumë e që tashmë si i rritur po kupton më mirë se çfarë po ndodh në “The Voice France”.

Më datë 6 Shkurt 2019, Gjon's Tears publikon videoklipin "Babi". Me këtë këngë, Gjon's Tears merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 në vitin 2019.

Më datë 4 Mars 2020, Gjon's Tears publikon videoklipin "Répondez-Moi". Ekipi i realizimit të klipit të këngës “Répondez-moi” donin ta bënin Gjonin të ngjallte emocione: Gjon dëshironte të krijonte botën e tij të kujtimeve, ëndrrave dhe realitetit. Për këtë, Gjoni mori frymëzim nga regjisori i shumë prej filmave të tij të preferuar, Andrei Tarkovsky. Nuk ishte një sfidë e lehtë për artistin 21-vjeçar: “Xhirimet ishin më të vështira sesa pritej sepse ne donim të përdornim elementë të vërtetë për të krijuar shi, dëborë dhe zjarr”, tha ai. “Për të kontrolluar zjarrin në skenën e luftës, kemi djegur tetë perde me siguri.” Klipi u mbështet nga regjisori Janine Piguet i “lNred Production”, Thierry Pradervand (kamera dhe redaktimi) dhe nga familja e tij. Të dy prindërit e tij, si dhe vëllai dhe gjyshja e tij, mund të shihen në videoklipin, i cili u xhirua në Bibliotekën Fribourg, në Zvicër dhe disa vende të tjera.

Më datë 10 Mars 2021, Gjon's Tears publikon videoklipin "Tout L’Univers".

Më datë 25 Dhjetor 2021, Arilena Ara publikon videoklipin "Dance Me", në bashkëpunim me Gjon's Tears. Muzika e këngës u punua nga Arilena Ara, Gjon's Tears, Wendi Mancaku & Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Arilena Ara, Gjon's Tears & Wendi Mancaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Florent Boshnjaku.

Më datë 14 Janar 2022, Gjon's Tears publikon videoklipin "Silhouette".

Në vitin 2023, Gjon's Tears publikon albumin "The Game".